Deklarata e Neymar pak ditë më parë ku shprehej i bindur se sezonin e ardhshëm do të luante në një skuadër me Leo Messi solli shumë pështjellim në media. Prej kohësh flitet për një ribashkim ndërsa lajmet që e shoqërojnë këtë hipotezë janë nga më të ndryshmet.
Së fundmi është folur për një takim ndërmjet Jorge Messi dhe drejtuesve të PSG, takim është sipas mediave është zhvilluar në Katar dhe sigurisht temë diskutimi ka qenë transferimi i argjentinasit në Paris. Vetë babai i Leos me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar se është totalisht një “fake news”, në një kohë kur nuk ka lëvizur nga Rosario, vendi ku banon.
PSG po i prish jo pak punë Barcelonës pasi së fundmi kërkojnë të marrin shërbimet e Memphis Depay për të zëvendësuar Neymar, i cili u dëmtua rëndë në ndeshjen kundër Lyon.
Sipas “Mundo Deportvo”, pavarësisht presionit që po ushtron PSG, sulmuesi holandez është i bindur për tu bashkuar me Barcelonën që në merkaton e janarit.