“The Indipendent”
Nuk është disfatiste apo një mungesë respekti ndaj atyre që u vranë në sulmin e fundit terrorist në Spanjë, të thuash se më shumë tmerre të tilla janë të pashmangshme. Dhe kjo pasi nevojiten kaq shumë pak burime dhe zgjuarsi apo planifikim nga ana e fanatikëve të dhunshëm, për të shkaktuar një kërdi të tillë në jetën e qytetarëve të pafajshëm.
Siç e kemi parë në shumë vende të Evropës kohët e fundit – Nisë, Berlin, Londër, Stokholm dhe gjetkë – gjithçka që lipset është një makinë apo kamion. Nuk kërkohet shumë më tepër sofistikim, as për të kryer një sulm me bombë si ai që ndodhi në “Manchester Arena”.
Dhe ndërsa evropianët perëndimorë janë të tronditur dhe tmerruar nga kjo valë e fundit e terrorit, në rajone të mëdha të botës, sidomos në Lindjen e Mesme, civilët janë mësuar me prej kohësh diçka të tillë. Në fakt edhe në Irlandën e Veriut dikur, shumica e trazirave të ngjashme, përshkruheshin mjerisht nga një ministër i qeverisë britanike si një “nivel i pranueshëm i dhunës”, një lloj zhurme në sfondin e terrorizmit që gjallonte në ishull prej dekadash.
Ajo zgjati atëherë, dhe po vazhdon tani në këtë valë të re, pasi autoritetet, madje edhe me masat më drakoniane apo shërbimin inteligjent më të saktë, s’do të mund të jenë kurrë të mjaftueshme për të eliminuar terrorin. Kur çështjet degradojnë në vrasje “për vrasje” përgjatë linjave kulturore, atëherë kontrolli i dhunës bëhet edhe më i vështirë.
Ndonëse ka pasur disa hakmarrje të tilla të nivelit të ulët, Evropa deri më tani është kursyer nga një përshkallëzim i këtij lloji. Çfarë duhet tjetër? Një rishikim i ri i masave të sigurisë që rrethojnë qendrat turistike dhe tregtare në qytetet “globale” është thelbësor, dhe nuk mund të ketë asnjëherë shumë vigjilencë për mbrojtjen e mjediseve të profilit të lartë, ngjarjeve sportive, festivaleve, koncerteve dhe ceremonive politike apo shtetërore.
Rrugët më të rrezikuara, kanë nevojë për më shumë pengesa ndaj një sulmi terrorist me një teknologji të dobët. Mund të jetë nevoja, edhe për shtimin e kontrolleve të rastësishme të sigurisë nga policia, dhe në ambientet private nga ana e rojeve të sigurisë. Me fjalë të tjera, jeta do të bëhet më e tensionuar për shumë prej nesh.
Ne do të duhet të mësohemi me rregullat më të ashpra, siç kemi bërë me udhëtimin ajror, ku terroristët nuk preferojnë të synojnë më avionët. ”Unaza e çelikut” e barrierave dhe pikave të kontrollit, që u vendosën rreth qytetit të Londrës gjatë fushatës terroriste të IRA-s kundër qendrës financiare në vitet 1990, është një histori suksesi, megjithëse sulmuesit vetëvrasës paraqesin padyshim një kërcënim edhe më të madh.
Çështja më e vështirë, është gjetja e balancës në vendet ku të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare janë me të drejtë të garantuara, dhe ku debate është se çfarë duhet bërë me këta individë “të njohur” nga autoritetet si një kërcënim potencial, por që ende nuk kanë kryer ndonjë krim.
Agjencitë e inteligjencës, ushtria dhe policia kanë tanimë kompetenca gjithëpërfshirëse, dhe në masë të madhe kanë rritur fondet që kanë në dispozicion. Megjithatë, duhet të bëhet më tepër, nëse duam të shmangim thirrjet për llojin e internimit ndaj të huajve pa një proces të rregullt gjyqësor, që rrezikon të armiqësuar komunitetet në minorancë dhe që në fakt ofron pak surpriza në luftën kundër terrorizmit (xhihadistët e vendosur, e kanë të lehtë të shmangin arrestimin apo mbajtjen në qendrat e paraburgimit).
Ngjarja e Barcelonës, mund të ketë momenti për të forcuar TPIM-të (Parandalimin e Terrorizmit dhe Masat Hetuese) për individë të caktuar, ose për të rikthyer urdhrat e kontrollit më të rreptë, që cilat janë shfuqizuar në vitin 2011. Këto në disa raste gërryejnë por nuk shkatërrojnë të drejtat civile, dhe balanca e duhur midis sigurisë së komunitetit dhe lirive që kombi duhet të mbrojë në luftën e tij kundër terrorit, ende duhen gjetur.
Ashtu si me thirrjet ekstremiste për internime, terroristët “profesionistë” dhe organizatorët e tyre – duke përfshirë edhe ata që kanë kryer dënime – nuk do të pengoheshin shumë. Këto masa, do të ishin ndërkohë të vështira për t’u zbatuar. Sigurisht që qytetarët me bindje anti-myslimane që bëjnë thirrje për hakmarrje në seksionet e komenteve në internet, nuk mund të dëshirojnë që aktivitetet e tyre të mbahen nën vëzhgim.
Për të bërë më mirë deri më tani, lipset përshtatja dhe bërja sa më efektive e strategjisë së parandalimit, ashtu me të meta sikurse pretendojnë disa se është, për të ndryshuar zemrat dhe mendjet, dhe nëse është e vërtetë, për të frenuar rrjedhën e fondeve që vijnë nga Arabia Saudite ose burime të tjera, që paguajnë për përhapjen e perversioneve ekstremiste të dhunshme të Islamit.
Së fundmi, është emigracioni, ose më mirë gënjeshtrat e mitet rreth tij. Përdoret shpesh argumenti se kriza e migracionit ka shkaktuar edhe një krizë të sigurisë, edhe pse e vërteta gjeopolitike, është se shkaku dhe efekti janë pikërisht të kundërta. Ka shumë e më shumë terroristë në vendet tona, dhe viktima të terrorit në mesin e refugjatëve apo emigrantëve ekonomikë.
Është e vërtetë, se do të ketë disa xhihadistë të ashpër dhe të rinj të radikalizuar që kthehen nga Siria ose Iraku, që mund ta kontrabandojnë veten në Evropë, pa pasaportën tonë britanike, dhe pa e verifikuar veten kur hiper në anije në përpjekje për të kaluar Mesdheun.
Ata nuk do të ndalen nga anijet e Evropës që zakonisht kthejnë çdo emigrant apo refugjat në Afrikën e Veriut, edhe nëse kjo do të ishte e mundur. E vërteta rreth këtyre terroristëve modernë, është e njëjtë me atë që ka ndodhur gjatë gjithë historisë së dhunës nacionaliste apo politike, si dhe të trazirave që shkojnë pas në kohë shekullin XIX dhe përtej: policia, siguria dhe inteligjenca, janë metodat më të mira të mbrojtjes së paqes dhe jetës së qytetarëve tanë.
Aty ku ekziston mundësia, duhet të synohet paqja apo procesi politik, megjithëse me islamikët ky nuk është për momentin një opsion i mundshëm. Sidoqoftë, persekutimi i pakicave nuk ka funksionuar, dhe zakonisht i ka përkeqësuar gjërat. Kjo është në fakt ajo që terroristët dëshirojnë të bëjnë qeveritë tona, pasi e nxit më shumë dhunën. Ne e shpërfillim këtë leksion, me një kosto të vazhdueshme dhe shumë të madhe që paguhet po nga ne.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce