https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/853926871434888/
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes “qytetarit dixhital” grabitjen që po i bëhet sheshpushimit të pallateve në qytetin e Elbasanit.
Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, Berisha denoncon punimet që po kryhen në këtë shesh, që sipas tij, vetëm në shtetin e Noriegës dhe Edi Ramës mund të ndodhin.
Banorët janë ankuar pranë bashkisë së Elbasanit dhe konkretisht te kryetari i saj Qazim Sejdini, por kanë marrë si përgjigje faktin se aty është dhënë leja për ndërtim dhe se punimet do të vijojnë.
Kjo ka irrituar banorët e lagjes “Luigj Gurakuqi” të cilëve iu është pushtuar e gjithë hapësira para pallatit të tyre. Tashmë ata, nuk do të mund as të parkojnë apo të nxjerrin fëmijët e tyre për të luajtur. Pavarësisht protestës së tyre, betonizimi vazhdon me lejen e Qazim Sejdinit, i cili sipas ankesës së qytetarëve, ka censuruar edhe mediat lokale të këtij qyteti që ta denoncojnë si rast grabitjen që po i bëhet sheshpushimit të tyre.
Postimi në Facebook i ish-kryeministrit Berisha:
Ja se si ne Shtetin e Norieges banoreve u grabitet toka dhe u zihet sheshi i pallatit!
Shikoni videon dhe lexoni mesazhet e qytetareve dixhital sb
“Zoti SALI mirmbrema jam nje qytetar nga elbasani halli im eshte sa ishe ti ne pushtet nuk na e zuri njeri shesh pushimin e pallati tani na e rrethuan e banen me tapi dhe do ndertojne pallat ne bashkin e elbasanit vajtem nuk na pranojne na thone e ka token e vet medjat dhe televizjonet nuk vijne te lutem na ndimo ju falenderoj”
“Pershendetje Dr. Berisha. Jam banor I lagjes Luigj Gurakuqi ne Elbasan. Desha te denoncoj nje zaptim te hapesires mes pallateve ne nje zone ne qender te qytetit nga njerez te lidhur ngushte me Qazim Sejdinin qe I njeh gjithe qyteti qe quhen Toka Males dhe Ben Balla te shoqeruar me nje tufe policesh qe I ruajne kur ato po ngrene muret me blloqe. Kjo eshte hapesire ku luajne femijet e lagjes. Ju lutem shume ta ngrini si problem see na detyrojne te shesim shtepite e te largohemi nga vendi jone. Ju faleminderit.