Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Merr kthesë “të frikshme” vdekja e studentes. Çfarë shkruhej në trup?

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Merr kthesë “të frikshme” vdekja e studentes. Çfarë shkruhej në trup?

Merr kthesë “të frikshme” humbja e jetës së studentes Evgjeni Baxho. Gazetarja e Top-Channel, Anila Hoxha, ka siguruar një dokument hetimor ku thuhet se në momentin që në banesën e studentes kanë shkuar grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor në trupin e viktimës janë vënë re disa shkrime që mund të hapin një pistë të re hetimore për humbjen e jetës së saj.

Ngjarja u bë publike me datë 18 maj, dhe fillimisht u tha se viktima Evgjeni Baxho kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë. Por në dokumentin e Policisë Gjyqësore janë zbardhur detaje të frikshme. “Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është vënë re në trupin e kufomës, në pjesën e barkut një shkrim i panjohur, i bërë me lapostil me ngjyrë të kuqe nga kërthiza deri në pjesën e ezofagut. Po ashtu gjatë autopsisë në pjesën e shpinës së kufomës janë vërë re tre shkrime të tjera të panjohura, të bëra po ashtu me lapostil të kuq”, thuhet në dokumentin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.

Më tej thuhet se në cilësinë e provës materiale janë janë sekuestruar dy telefonat tip Samsung në pronësi të viktimës, një laptop i saj, një tampon steril me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut dhe një fletë format A4 e shkruar me stilolaps blu. Po ashtu edhe disa fletë të tjera me simbole dhe figura të panjohura të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe jeshile. “Gjatë këqyrjes së banesës në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy telefonat tip Samsung në pronësi të kufomës dhe një laptop i saj. Po ashtu janë sekuestruar një tampon steril me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut për të cilën është bërë vendimi biologjik.  Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një fletë format A4 i shkruar me stilolaps blu dhe disa fletë të tjera me simbole dhe figura të panjohura të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe jeshile dhe objekte të tjera të ngjashme”,thuhet tek dokumenti i oficerit të Policisë Gjyqësore.

Grupi i hetimit shton për ngjarjen në fjalë se gjeti pranë vajzës një recete, një raport të marrë nga instituti shëndetësor të firmosur në datën 12 maj, një fletë e bardhë e shkruar me shkrim dore me stilolaps blu,  që fillon me fjalët:

“Vet nga fjala virtualizëm ‘ dhe përfundon  me shkronja shtypi “DISK DEFRAGMENT’ .

Burimet e TCH thonë se letra ka 16 rreshta ku pas numrit 4 shkruhet “borë metal”.

Ndërkohë për ngjarjen në fjalë  është marrë në pyetje një 26 vjeçar me inicialet S.S.

Në dëshminë e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, 26 vjeçari ka thënë: ‘E kam njohur Evgjeni Baxho, pasi punonte tek Vodafone dhe e kam njohur pasi i çoja kafen tek dyqani. Më pas ka patur raste kur ishte kohë me shi dhe ajo më thoshte që kur ta mbaronte punën ta çoja deri afër shtëpisë dhe unë e kam çuar me makinë deri afër shtëpisë. Ndonjëherë kam dalë për kafe por marrëdhëniet me të ishte vetëm shoqërore. Në lidhje me Evgjeninë  di që jetonte me një shoqe të quajtur Anxhela dhe më pas jetonte vetëm. Nuk dija të kishte të dashur.Ditën e dielë duke qenë se ajo kishte 10 ditë që nuk kishte ardhur në punë i shkrova në instagram dhe e pyeta nëse do dilte për kafe.  Pranoi dhe dolëm për kafe në Farkë. E kam pyetur për shëndetin dhe më tha që i dhimbnin pak bajamet dhe kam vënë re që ishte pak e enjtur tek buza. Nuk kemi qëndruar shumë pasi bënte freskët dhe ndërkohë e mori edhe tezja në telefon, të cilës ja mbylli telefonin dhe Evgjenia tha ‘hajde çohemi se do vete pak tek tezja’. Jemi çuar dhe më pas nuk kam kontaktuar më me të. Ajo më tha se ditën e nesërme do shkonte në një klinikë private për të bërë analizat dhe për të bërë vizitën dhe me siguri do shkonte dhe në punë”.

Çfarë tha S.S në marrjen e dëshmisë:

Policia: A të ka thënë që do shkonte doktori ta vizitonte në shtëpi?

S.S: Jo nuk ma ka thënë diçka të tillë

Policia: A keni vënë re nëse Evgjenia shoqërohej me ndonjë person në moshë të madhe?

S.S – Jo nuk e kam parë ndonjëherë me ndonjë person në moshë të madhe.

Policia: A keni vënë re ndonjë vizatim të bërë nga Evgjenia në trupin e saj ?

S.S: Jo nuk kam parë ndonjë vizatim dhe as nuk e kam vënë re.

Policia: A keni dijeni nëse Evgjenia frekuentonte ndonjë lloj besimi?

S.S: Nuk kam informacion për këtë . Ne kur dilnim për kafe bënim muhabet në lidhje me punën ose familjen dhe nuk kemi bërë ndonjëherë muhabet për tema të tjera.

Materialet procedurale në lidhje me këtë ngjarje i kanë Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë deri në dalje të aktit të ekspertimit për shkakun e vdekjes.

Tags: Evgjeni Baxhostudentevdekje

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
Studion në Stamboll, rezulton debitor në Universitetin Bujqësor në Kamëz

Studion në Stamboll, rezulton debitor në Universitetin Bujqësor në Kamëz

Hajdari: DASH ka të dhëna për Berishën, është përfshirë në korrupsion

Hajdari: DASH ka të dhëna për Berishën, është përfshirë në korrupsion

Berisha ”non grata”/ Zekthi: Ja pse vendimi është i padrejtë

Berisha ''non grata''/ Zekthi: Ja pse vendimi është i padrejtë

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com