E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Studion në Stamboll, rezulton debitor në Universitetin Bujqësor në Kamëz

Niko Toti prej vitesh ka ndjekur studimet në Stamboll. Ndërkohë që pas studimeve universitare kthehet në Shqipëri për të vazhduar edhe masterin. Mirëpo i riu ankohet në emisionin Fiks Fare sepse është penalizuar duke mos hyrë dot në provimet e masterit.

Arsyeja është sepse rezulton debitor prej 40 mijë lekësh në Universitetin Bujqësor , dega Veterinari,lënda Informatikë.Studenti tregon se në vitin 2014 ka qenë regjistruar në Universitetin Bujqësor, por nuk ka shkuar asnjë ditë për shkak se menjëherë është nisur në Stamboll ku ka studiuar për 5 vite.Në kohën që u kthye në Shqipëri për të kryer studimet master ka rezultuar në sistem debitor në shumën e 40 mijë lekëve. Madje në sistem figuron edhe me një notë të marrë në vitin 2014 në lëndën Informatikë, pavarësisht se nuk ka qenë asnjë ditë në këtë fakultet,auditor apo provim.Niko Toti kërkoi ndihmën e Fiksit.

Bashkëpunëtorët e emisionit Fiks Fare shkojnë në sekretarinë e Universitetit Bujqësor për të marrë një përgjigje për këtë problem. Sekretaria u thotë se studenti duhet të paguajë sepse figuron në sistem. Ndërkohë për mënyrën sesi është vendosur një notë fiktive kur studenti nuk ka qenë prezent asnjë ditë sekretaria nuk ka dijeni. Bashkëpunëtorëve të Fiksit në sekretari u thuhet se pedagogu që ka vënë notën fiktive 5, tashmë është në pension dhe këtë punë e zgjidh vetëm financa.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në drejtorinë e financës. Përgjegjësja ju thotë se është në dijeni të këtij rasti . Denoncuesi thotë ajo ka sjellë të gjithë tabulatet që faktojnë se nuk ka studiuar asnjë ditë në këtë fakultet. Por dokumenti është vonuar sepse punonjësja që firmos nuk ka qënë në Shqipëri prej disa ditësh.Përgjegjësja u thotë gazetarëve të Fiksit se studenti Niko Toti do e marrë vërtetimin. Më pas gazetarët pritën edhe studentin i cili mori vërtetimin e çregjistrimit, dokument për të cilin ai ishte penalizuar në studimet master. Edhe në këtë rast Fiks Fare zgjidhi problemin e denoncuesit të cilin prej kohësh nuk po mundte ta zgjidhte./Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...