Gjermania mbetet një nga shtetet që mbështesin fuqishëm hapjen e negociatave të Shqipërisë me Brukselin.
Duket se kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk ka hequr dorë së apeluari ndaj shteteve që shprehen skeptike për Shqipërisë, që të hapin sa më parë negociatat me vendin tonë.
Qëndrimi pro Shqipërisë por edhe Maqedonisë së Veriut, Merkel e shprehu në takimin e sa me homologun kroat, Andrej Plenkovic.
“Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e Vettingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat”, tha ajo.
Merkel kujtoi po ashtu edhe se Maqedonia e Veriut e ka plotësuar kushtin që bllokonte deri tani çeljen e negociatave, arritjen e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.
“Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t’i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t’u bëhen”, tha kancelarja gjermane.