E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

“Merkel dhe Erdogan duhen eliminuar”, manifesti i autorit të masakrës në Zelandën e re

Në manifestin e Brenton Tarrant, autorit të masakrës në Zelandën e Re, përmenden dhe vrasje të tjera që duhen kryer si ajo e Angela Merkel, presidentit turk Erdogan dhe kryebashkiakut të Londrës Sadik Khan. Të gjithë këta persona që sipas tij duhen eliminuar fizikisht për dëmin që I kanë bërë të bardhëve

“Angela Merkel është e para në listë. Janë të paktë ata që kanë bërë më shumë dëme se ajo”. Kjo frazë lexohet ndër të tjera në manifestin e Brenton Tarrant, me titullin “Rivendosja e madhe”, i cili qarkullon ende në rrjetet sociale.

Tarant është 28-vjeçari nacionalist australian, përgjegjës i masakrave në xhamitë e Christchurch në Zelandën e Re. Si shkruhet në manifest, Tarrant dëshironte vdekjen e kancelares gjermane Merkel, presidentit turk Erdogan, dhe të kryebashkiakut të Londrës, muslimanit Sadik Khan. Objektivi i tij ishte çlirimi i Europës nga të gjithë pushtuesit: romë, afrikanë, indianë, turq, semitë.

Tarrant shkruan se personi që e ka frymëzuar më shumë është Kandas Ouens: një aktiviste dhe komentatore amerikane filo Trump. Dhe kreu i Shtëpisë së Bardhë citohet si simbol i identitetit të bardhë të rinovuar. Një nga sloganët e shkruar nga ai është: “Hiqini të gjithë pushtuesit, rimerrni Europën në dorë”.

Tarrant bën apel dhe për vrasjen e atyre që lobojnë kundër të bardhëve pasi konsiderohen si tradhtarë, dhe si të tillë duhen shkatërruar. Në manifestin e publikuar në internet pak para masakrës, Tarrant përmend shumë nga tezat e Anders Behring Breivik, autorit të masakrës në Utoia në vitin 2011, një nacionalist, anti-BE dhe ksenofob.

Fija lidhëse e dy manifesteve është gjenocidi i të bardhëve që po ndodh aktualisht, sipas tyre. Si Tarrant dhe Breivik theksojnë se gratë e bardha duhet të kenë të paktën nga dy fëmijë, në rast të kundërt të bardhët do të zhduken. Në armët e tij, Tarrant shkruan ndër të tjera “Vienna 1683”. Një datë simbol: ajo e pushtimit të dështuar të otomanëve. Dhe Breivik e përdori si një datë simbol, duke parashikuar dëbimin e të gjithë emigrantëve nga Europa brenda vitit 2083, katër shekuj pas sulmit të dështuar të Vjenës.

Lexo edhe :   "Paqe" mes Kurtit e Ramës?Sa ndikoi faktori ndërkombëtar për të "shkrirë akujt"
Lexo edhe :   "Paqe" mes Kurtit e Ramës?Sa ndikoi faktori ndërkombëtar për të "shkrirë akujt"

Tarrant mes objektivave të tij rreshton dhe shkatërrimin e xhamive dhe minareve të Kostandinopojës sepse turqit sipas tij duhet të qëndrojnë në lindje të Bosforit. Tarrant e përshkruan veten si një australian me prindër me origjinë skoceze, irlandeze dhe angleze. Një jetë normale, por njësoj si Breivik, nuk ka ndjekur universitetin pasi do të shpërqendrohej nga misioni i tij. Në kohën e vrasjeve Breivik ishte 32 vjeç, por nisi të shkruante manifestin e tij politik në moshën 29-vjeçare. Ndërsa Tarrant është 28 vjeç./abcnews.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...