Foto Galeri

“Mendova se po vdisja”, njihuni me aktoren që hoqi implantet e gjoksit


               Publikuar në : 18:29 - 27/10/19 M S

Një aktore ka hequr implantet e gjoksit, për shkak të problemeve që i kishin shkaktuar ndër vite. Kjo është historia e Sandra Luesse, e cila jeton në Kaliforni.

Ajo dëshironte të dukej ‘e përsosur ’, dhe vendosi të zmadhonte gjoksin nga B-2 në D-4 në vitin 2016. Por siç duket, 37-vjeçarja ishte penduar, pasi pa se gjoksi i saj ishte i madh. 18 muaj pasi vendosi implantet, ajo filloi të vuante një sërë simptomash, të cilat po shkatërronin jetën e saj. Sandra Luesse ka thënë se para se të vendoste implantet, ajo ishte e shëndetshme dhe se nuk sëmurej ndonjëherë.

“Unë mendova se po vdes, sepse shkova te kaq shumë mjekë dhe specialistë, që nuk mund të më diagnostikonin”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi: “Pas një viti që shkova te të gjithë këta mjekë dhe specialistë, një shoqja ime më pyeti nëse mund të ishin implantet e mia. Unë qeshja me të, sepse nuk mund ta imagjinoja që ‘ato’ ishin problemi, pasi shumica e simptomave të mia vinin nga gjoksi im”.

Me një postim në Facebook, aktorja mblodhi mbi 80,000 gra që treguan histori të ngjashme se si implantet shkatërruan jetën e tyre.

Sandra Luesse tha: “Ishte hera e parë që gjeta njerëz të tjerë, që mund të lidheshin me mua dhe atë që po kaloja. Ndihesha si një pulë me kokë të prerë, kur shkoja te të gjithë këta mjekë duke provuar të shohin se çfarë nuk ishte në rregull me mua”.

Ajo i hoqi implantet e saj në korrik, më konkretisht tre vjet pasi u futën – dhe tha: “Ky ishte vendimi më i lehtë në botë”.

Duke diskutuar pse zgjodhi gjinjtë më të mëdhenj, aktorja tha: “Mendova se gjinjtë më të mëdhenj, janë ato që shoqëria i shikonte si të bukura dhe thjesht doja të dukesha “perfekte”.

“Ndihesha sikur ato ishin pak më të mëdha për mua. Më bënë të ndihem shumë e rëndë, sepse jam një grua e imët”.

“Unë gjithashtu isha pak i irrituar, sepse plagët ishin aq të spikatura nga operacioni dhe ato kurrë nuk u larguan. Mendova me vete, çfarë kam bërë?”.

“Unë kisha gjinj më të përsosur më parë, dhe mbeta me implante dhe plagë, të gjitha sepse doja të ndiqja atë që shoqëria e shikonte si të bukur”.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT