Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mendoj të keqët

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
“Të dielat pa makina”, Artan Fuga ironizon propozimin e Ramës

Nga Artan Fuga

Mendoj për ata që shohin padrejtësi dhe heshtin, mendoj për ata që flasin për drejtësinë në yje dhe nuk dinë të venë rregull te çorapet e tyre të palara, mendoj për ata që kanë frikë se mos dëmtohen nëse luftojnë që të mos vdesin, mendoj për ata që shkelen me këmbë dhe kujtojnë se janë shtrirë në buzë detit, mendoj  për ata që çdo kapterr i therr si berr, pupupu beterr.

Mendoj ata me psikologji skllavi që i tremb vetëm një vështrim, mendoj ata që lëshojnë të gjitha hapësirat për të ndejtur me një këmbë në buzë të greminës, mendoj për ata që presin që problemet e tyre t’i zgjidhin heronjtë, hahahaha : heronjtë, mendoj për ata që guximin e kanë vetëm të shkruajnë letra anonime në rrjete sociale dhe kujtojnë se nuk janë zbuluar si Adami me fletë fiku para organit seksual, mendoj për ata që e shumta kërkesë që kanë është: na lejoni të lypim!

Mendoj për ata që nga frika pshurrin nën vete në ëndërr kur imagjinojnë se ngrenë zërin për një të drejtë minimale, mendoj për ata që fyhen nga cdo kapterr pa grada në lagje e në fshat, dhe bëjnë sikur nuk dëgjojnë asgjë, mendoj për ata që kurrë nuk kanë bërë atë që duhet në jetë, mos ky, mos ai, mendoj për ata që ndryshe kanë thënë dhe ndryshe thonë se kanë thënë, mendoj për ata që mendojnë vetëm për interesin e tyre të vogël duke ja hedhur të tjerëve, mendoj për ata që vidhen dhe vjedhin më të dobëtit, ata që kanë poshtë, mendoj ata që të fyer nga ata që kanë lart, fyejnë më keq si pasojë ata që janë poshtë.

Mendoj për narcistët, për trutharët, për ata që mendojnë se Shqipëria ata pret që të lulëzojë, mendoj për ata që nuk dinë dhe nuk e dinë se nuk dinë, mendoj për të gjithë ata që me përuljen e tyre shekullore ushqejnë shtypjen mijravjeçare, mendoj për kalkuluesit se një nënshtrim dhe heshtje sot mund të shpërblehet me një lugë supe nesër, mendoj ata që nuk mendojnë për të tjerët, mendoj për servilët që vetëmasturbohen nën vështrimin paternalist të ndonjë ofiqari të ardhshëm, mendoj ata dhe ato që luten për një post duke bërë sikur nuk e duan, mendoj se poqese në një rast të vetëm unë do të futesha në njerën nga këto kategori, do ta përbuzja veten duke e shkelmuar si ndonjë qen rrugësh!

Tags: artan fugamendojopinionte keqet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Manastirliu jep shifrat: Mbi 450 mijë të vaksinuar kundër koronavirusit

Koronavirusi, rreth 1,1 milion vaksinime në të gjithë vendin

Zaev: Bullgaria nuk ishte fashiste, kemi histori të përbashkët

Zaev: Qeveria hungareze ndimoi Gruevskin që të arratiset nga Maqedonia

Kina mohon hakerimin e platformës së Mikrosoftit për postën elektronike







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro
Bota

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

by mirseda
18:49 | 04/04/2026
0

“Rusia nuk do ta rrëmbejë Volodymyr Zelensky ashtu siç vepruan Shtetet e Bashkuara me Presidentin Venezuelan Nicolas...

Osmani largohet pas 5 vitesh, hesht për kandidimin në zgjedhje

Osmani largohet pas 5 vitesh, hesht për kandidimin në zgjedhje

18:41 | 04/04/2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

18:18 | 04/04/2026
Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

18:03 | 04/04/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com