Vendimi i Meghan Markle dhe Princit Harry për të hequr dorë nga postet e larta të familjes mbretërore ka shkaktuar një dramë të madhe.
Teksa të gjithë ishim në pritje të një reagimi nga familja mbretërore, së fundmi është publikuar një deklaratë e Mbretëreshës Elizabeth.
“Ditën e sotme familja ime zhvilloi bisedime shumë konstruktive lidhur me të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij.
Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re, si familje e re.
Edhe pse ne do donim që ata të mbeteshin anëtarë me kohë të plotë të familjes mbretërore, ne respektojmë dhe mirëkuptojmë dëshirën e tyre për të pasur një jetë më të pavarur, duke mbetur një pjesë e çmuar e familjes sime”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Mbretëreshës.