Dmitry Medvedev, ish-presidenti i Rusisë dhe tani nënkryetari i këshillit të sigurisë të vendit, ka thënë se do të ishte “marrëzi” të besohet se sanksionet perëndimore kundër bizneseve ruse mund të kenë ndonjë efekt mbi qeverinë e Moskës.
Perëndimi ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, me disa sanksione që synojnë në mënyrë specifike biznesmenë miliarderë që besohet se janë të afërt me presidentin Vladimir Putin.
“Le të pyesim veten: a mundet ndonjë nga këta biznesmenë të mëdhenj të ketë edhe sasinë më të vogël të ndikimit të pozicionit të lidershipit të vendit?”, tha Medvedev në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA.
“Unë ju them hapur: jo, në asnjë mënyrë”. Por analistët besojnë se shtrëngimi i oligarkëve mund të funksionojë, pasi ata mund të bëjnë presion ndaj Putinit që të ndryshojë strategjinë e tij.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today