Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Mediat greke: Presidenti Meta i dha shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastasios

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Mediat greke: Presidenti Meta i dha shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastasios

Vendimi i presidentit Ilir Meta për dhënien e shtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas Jannullatos është pasqyruar gjerësisht në mediat zyrtare greke, si në atë të shkruar ashtu edhe në atë viziv.

Pjesa më e madhe e tyre, si agjencia zyrtare e lajmeve AMNA, ashtu edhe gazetat më të njohura greke si Kathimerini, Gazeta e Redaktorëve, ProtoThema etj, kanë botuar të plota: mesazhin e presidentit Meta në faqen e tij në Facebook; letrën e presidentit drejtuar kryepeshkopit Janullatos, si edhe Dekretin Presidencial për dhënien e shtetësisë.

Gjithashtu, mediat kanë përcjellë edhe mesazhet e ministrit të Jashtëm Kotzias në Twitter, si dhe të deputetit dhe të ngarkuarit me marrëdhëniet me jashtë pranë Partisë Demokracia e Re, Giorgos Koumoutsakos.

Edhe pse pa komente nga ana e gazetarëve, është evidentuar se “Dekreti Presidencial që mori fuqi menjëherë, mban datën 22 Dhjetor 2017 dhe u publikua në prag të Krishtlindjeve”.

Më konkretisht Agjencia Zyrtare e Lajmeve AMNA, ka publikuar artikullin me titull “Presidenti shqiptar i dha shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastasios”.

Artikulli pasi njofton lajmin se “Presidenti shqiptar Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasios” komenton se “Dekreti i presidentit, i cili hyri në fuqi menjëherë, daton më 22 dhjetor 2017 dhe u botua sot, në prag të Krishtlindjeve”.

Më pas vijojnë të plota mesazhi i presidentit Meta në faqen e tij zyrtare në Facebook, letra e presidentit Meta drejtuar Janullatos, si dhe Dekreti presidencial për dhënien e shtetësisë.

Gazeta Kathimerini në një artikull me titull “Kotzias: Masa e ndërtimit të besimit shtetësia shqiptare ndaj Kryepeshkopit Anastasios” i është referuar kryesisht mesazhit të përcjellë nga ministri i Punëve të Jashtme greke duke evidentuar simbolikën e këtij veprimi.

Për më tepër shkruhet se ministri Kotzias e ka komentuar si një mënyrë njohjeje të punës së thellë humanitare të Kryepeshkopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasios, si edhe një masë për të forcuar besimin mes dy popujve dhënien e shtetësisë shqiptare nga Presidenti Ilir Meta te prifti greko-ortodoks.

“Përshëndes” shkruan ministri Kotzias në një tweet të tij “dhënien sot të shtetësisë shqiptare te Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastasios, një njeri i mençur, nga presidenti i vendit zoti Meta. Një masë kjo e njohjes së punës së tij të thellë humanitare dhe e forcimit të besimit midis popujve tanë”.

Në vijim artikulli komenton se “Presidenti i Republikës Ilir Meta, sipas shumicës së stacioneve televizive shqiptare dhe uebsajteve të tyre, i dërgoi një letër sot kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastasios, duke e informuar atë për vendimin e tij për dhënien e shtetësisë shqiptare”. Artikulli përfundon duke dhënë të plotë përmbajtjen e letrës së presidentit Meta drejtuar kryepeshkopit Janullatos.

Gazeta iefimerida në një shkrim me titull: “Presidenti i Shqipërisë i dha shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastasio”, pasi komunikon lajmin, shënon gjithashtu se “Dekreti Presidencial që mori fuqi menjëherë, mban datën 22 dhjetor 2017 dhe u publikua sot, në prag të Krishlindjeve”.

Në vijim citohet një pjesë e mesazhit të Presidentit Meta në Facebook: “Të dashur miq, në vigjilje të Krishtlindjeve, kam kënaqësinë të bëj publik vendimin tim për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Jannullatos” duke shtuar se “Meta i referohet gjithashtu kontributit 25 vjecar të Kryepeshkopit për ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, kontributin e tij në bashkëjetesën fetare në vend etj”. Për lajmin ka reaguar edhe opozita greke, e cila vlerëson vendimin e Ilir Metës për Janullatosin./Tema/

Tags: AnastasiosdhakryepeshkopitMediat grekeMetapresidentishqiptareshtetësinë

TË LIDHURA

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë Arjan Ndojën
Politikë

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë Arjan Ndojën

16:24 | 14/11/2025
Përpunonin kanabis me qëllim shitje në një banesë në Shkodër, arrestohet 36-vjeçari dhe 6 punonjësit
Aktualitet

Përpunonin kanabis me qëllim shitje në një banesë në Shkodër, arrestohet 36-vjeçari dhe 6 punonjësit

15:07 | 14/11/2025
DETAJET/ Rrjeti i drogës në Tiranë, një prej të arrestuarve i përfshirë në vjedhje jashtë vendit
Aktualitet

DETAJET/ Rrjeti i drogës në Tiranë, një prej të arrestuarve i përfshirë në vjedhje jashtë vendit

14:48 | 14/11/2025
Next Post
Marquez: Largohem nga Honda, shkoj ku të më thotë zemra

Marquez: Largohem nga Honda, shkoj ku të më thotë zemra

Kosovë/Familjarët e të zhdukurve: Duam drejtësi, shteti po na vret më shumë!

Kosovë/Familjarët e të zhdukurve: Duam drejtësi, shteti po na vret më shumë!

Veliaj ‘spiunon’ Kryemadhin tek Meta: Të thotë po, por…

Veliaj 'spiunon' Kryemadhin tek Meta: Të thotë po, por...







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025




TË FUNDIT

Tre astronautët kinezë që mbetën në hapësirë janë rikthyer në Tokë
Bota

Tre astronautët kinezë që mbetën në hapësirë janë rikthyer në Tokë

by mirseda
17:22 | 14/11/2025
0

Tre astronautë kinezë, që kishin mbetur të bllokuar për ditë të tëra në stacionin hapësinor kinez Tiangong...

“Shpërthim emocionesh” – Sylvinho shndërrohet në ultras, pamje nga festa pas triumfit historik

“Shpërthim emocionesh” – Sylvinho shndërrohet në ultras, pamje nga festa pas triumfit historik

17:21 | 14/11/2025
Ministri i Jashtëm gjerman do vizitojë Kosovën

Ministri i Jashtëm gjerman do vizitojë Kosovën

17:01 | 14/11/2025
E ardhmja e Silvinjos mbetet e paqartë, por kontrata me Kombëtaren i është rinovuar.

E ardhmja e Silvinjos mbetet e paqartë, por kontrata me Kombëtaren i është rinovuar.

16:33 | 14/11/2025
GJKKO urdhëron SPAK të hetojë Arjan Ndojën

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë Arjan Ndojën

16:24 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com