Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Mediat gjermane/ Pse u përplas ministri gjerman i Shëndetësisë me Edi Ramën

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mediat gjermane/ Pse u përplas ministri gjerman i Shëndetësisë me Edi Ramën

Nën titullin “Spahn mbron deklaratat për udhëtarët nga Ballkani”, gazeta e njohur gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushton vëmendje të enjten reagimit të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili i hedh poshtë kritikat e ardhura si nga kryeministri, Edi Rama edhe nga Komuniteti Turk në Gjermani se me këto deklarata Spahn i hap rrugë stigmatizimit.

Jens Spahn ishte shprehur pak ditë më parë, se udhëtarët e kthyer vitin e kaluar nga Turqia dhe Ballkani në një masë të madhe kontribuan në rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani. Spahn iu referua raporteve mbi gjendjen të Institutit Robert Kóch (RKI) nga fundi i verës, shkruan FAZ. “Nëse shikoni vendet, ku ka pasur infektime, në 10 vendet e para gjenden sidomos vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia dhe vendet kryesore, ku udhëtojnë gjermanët”, tha ministri gjerman të mërkurën, thekson FAZ, e cila i referohet edhe reagimit të kryeministrit Rama pas këtyre deklaratave. “Ndër të tjera ishte edhe kryeministri Edi Rama që e kishte akuzuar Spahn, se po përdor ‘paragjykimet stereotipe’ kundër Ballkanit.” FAZ i referohet edhe të dhënave të atëhershme, që ka publikuar Instituti Gjerman Robert Koch atëherë. “Sipas raportimeve të atëhershme të RKI në gusht 2020 vërtet që gjysma e infektimeve lidheshin me vendet si Kosova, Kroacia, Turqia, Bosnje-Hercegovina dhe Bullgaria. Kjo çoi në një rritje të lehtë, por në tërësi në kohën nga korriku deri në mesin e shtatorit shifrat e infektimeve mbetën në nivel relativisht të ulët.”

Po ashtu të enjten gazeta gjermane “Merkur” i referohet deklaratave të kontestuara të Jens Spahn. Kryeministri i Shqipërisë, Rama reagon i papërmbajtur, shkruan “Merkur” duke cituar edhe njëherë deklaratën e Ramës. “Ministri federal i Shëndetësisë do vetëm të mbrojë ‘një bilanc me sa duket të keq'” Edhe në mediat sociale, Jens Spahn kritikohet ashpër, shkruan “Merkur”. Kurse televizioni gjerman “ntv” i kushton vëmendje debatit, duke thënë, se kryeministri i Shqipërisë “është i zemëruar për deklaratat e ministrit federal të Shëndetësisë, Jens Spahn për lidhjen mes udhëtimeve nga Ballkani dhe rritjes së infektimeve me Corona.”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka quajtur dy ditë më parë deklaratat e ministrit gjerman, Jens Spahn “një skandal” në gazetën gjermane Bild. Agjencia gjermane e lajmeve, dpa ka cituar Ramën të thotë, se “ky është një skandal, që një ministër gjerman e damkos publikisht Ballkanin dhe degradon me këtë njerëzit me sfond migracioni.” Rama ishte shprehur, se nuk do të lejonte që Shqipëria të paraqitet si një zonë rreziku për udhëtime pushimi, se nuk ka shifra që e vërtetojnë këtë. Veç kryeministrit Rama edhe Komuniteti Turk në Gjermani u shpreh i zemëruar për deklaratat e Jens Spahn. Sipas dpa, zëdhënësi i Komunitetit Turk, Serhat Ulusoy kritikoi Spahn, që vë në “dyshim të përgjithshëm grupe të tëra të popullsisë” dhe se ai “dëshiron fushatë me çdo çmim në kurriz të njerëzve”. Shqipëria është hequr nga lista e vendeve të rrezikuara në Gjermani që nga fillimi i majit.

Tags: edi ramaFrankfurter Allgemeine ZeitungJens Spahn.

TË LIDHURA

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Politikë

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

19:18 | 04/11/2025
Aksident në Lushnjë-Fier, ‘Benz-i’ përplaset me makinë tjetër dhe drejtuesi arratiset
Aktualitet

Aksident në Lushnjë-Fier, ‘Benz-i’ përplaset me makinë tjetër dhe drejtuesi arratiset

19:14 | 04/11/2025
Fushë Kruja dhe fshatrat përreth mbi 8 orë pa energji elektrike
Aktualitet

Fushë Kruja dhe fshatrat përreth mbi 8 orë pa energji elektrike

17:46 | 04/11/2025
Next Post
Plotësimi i vakancave të AMA/ Meta: Qeveria po kap lirinë e medias

Plotësimi i vakancave të AMA/ Meta: Qeveria po kap lirinë e medias

U lirua nga Enkelejda Hoxha, Apeli rikthen në qeli Genc Tafilin

U lirua nga Enkelejda Hoxha, Apeli rikthen në qeli Genc Tafilin

Merkato e trajnerëve, ja lëvizjet më të fundit në Evropë

Merkato e trajnerëve, ja lëvizjet më të fundit në Evropë







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament
Kosovo

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

by mirseda
20:29 | 04/11/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e Qeverisë së re,...

Ngërçi politik në Kosovë, presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re

Ngërçi politik në Kosovë, presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re

19:46 | 04/11/2025
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

19:18 | 04/11/2025
Aksident në Lushnjë-Fier, ‘Benz-i’ përplaset me makinë tjetër dhe drejtuesi arratiset

Aksident në Lushnjë-Fier, ‘Benz-i’ përplaset me makinë tjetër dhe drejtuesi arratiset

19:14 | 04/11/2025
Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

17:47 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com