Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Media i ka hapur ekranet korrupsionit!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të gjithë ecin me hekura ndër këmbë

Nga: Frrok Çupi

Më së fundi, banditët e lanë të gjallë; por kjo nuk ishte një dhuratë. Gazetari Adriatik Doçi, pardje u qëllua barbarisht, në rrugën e shtëpisë së tij në periferi të Tiranës. Ata që e qëlluan ishin me koka të mbuluara me kapuça të zinj dhe në duar mbanin armë, të ftohta e të nxehta.

Nuk ia falën jetën pse ‘u prekën nga jeta e re’, e as ia bënë dhuratë pjesën tjetër të jetës. Gazetarin e lëshuan siç lëshohen pëllumbat e kapur rob që të fluturojë drejt ‘kopesë’ së tyre dhe të lajmërojë çfarë pa.

Tani Adriatikun po e presin në ‘kopenë e gazetarëve’; edhe pse duken indiferentë, në fakt po ziejnë për ‘ashtu e për kështu’. Ka tre ditë që shumica e gazetarëve heshtin, sikur asgjë nuk ka ndodhur me njërin prej tyre.

Po të shpreh me fjalë atë që shikoj në lëvizjet e tyre, mund të them ‘si ata, ashtu edhe ata’ po mendojnë se ‘mirë ia bënë’.

Ata që nuk ‘shkojnë e vijnë’ në redaksi ngarkuar me përpjekjen për të thënë të vërtetën…

Ata nuk e duan më ‘të gjallë’ Adriatik Doçin. Sepse ky u prish formulën. Lajmi i rremë, shpifja, keqinformimi, sajimi…, të gjitha janë bimë me të cilat ushqehen mediat gjatë ditës. Pse i sjellin gazetarët e ku i gjejnë këto bimë? I sjellim për të ushqyer bosin; bosët e medias në përgjithësi janë ca ‘teka hyke’, pa lidhje me shkrim e këndim, me ustallëk tjetër nga ustallëku i të vërtetës. E ç’lidhje kanë këta me të vërteten?! Kur ‘kujdestarët’ e etikës ngrenë alarme për ‘liri të medias’, në fakt kanë thënë ‘liri e pronarit’. Lirinë e gazetarit as e zë njeri në gojë. Prandaj ata sjellin në redaksi sa më shumë ‘bimë helmuese’ lajmesh ku ushqehen edhe vetë.

Ata që lexojnë vetëm ‘librat’ e pronarit dhe ku thuhet se ‘media është Shën Pjetri’

Kur i nisin gazetarët për të vjelë bimët e të pavërtetës, iu tregojnë ‘sulmin që prej fillimit’, pavarësisht si është realiteti. ‘Ne jemi Shën Pjetri- u thonë gazetarëve- shteti është Dragoi, do ta mundim!’. Pastaj shkojnë më tej: ‘Merrni çomangen e shpifjes dhe bjerini kujtdo që tenton të na zbulojë’. Shikoni që media është më e frikshme se vetë dhunuesi i Adriatikut? Media bën shpifësin, bën edhe prokurorin, bën edhe gjykatësin… Adriatikun po e gjykojnë për keq kolegët e tij: ‘Po ç’i duhej atij të rrëmonte për të vërtetën?!’, thonë… E ku do të mbytet njeriu nëse thotë një të vërtetë? Turma nuk e do të vërtetën, por as media?! Tani ka hyrë edhe modeli që vetë pronari i televizionit hyn në studio si analist- çfarë nuk e ka parë bota. Pastaj i bllokon fjalën edhe tjetrit sepse ‘je në pronën time’.

Ata që vdesin për të korruptuarin

Dje në mbrëmje po kaloja ekranet shqiptare ku bëhet analiza politike. Të gjithë në ekrane janë personazhe të gazetarisë së Adriatik Doçit, dosje që tashmë ndodhen në hetim nga SPAK. Media i ka hapur ekranet korrupsionit. Në njërin u shfaq Ilir Meta dhe lëshonte kushtrimin: ‘Ma sillni këtu kryeministrin ta shqyej para jush’. Ky është më i korruptuari në kontinent. Në ekranin tjetër pashë Sali Berishën, deri më sot mban postin më të lartë të të korruptuarit në rruzullin tokësor. Ai po ulërinte: ‘Ma sillni gjykatësin që nuk më jep të drejtë mua, ndryshe do të ndez vendin në flakë’.

Në një ekran tjetër Monika, simbol i keqpërdorimit të fondeve publike dhe skenave ‘me të varfër’. Ekrani i katërt kishte një politikane që kishte zënë vendin e gazetarit. Sinjali që vjen prej kësaj nate televizive është i tmerrshëm: Sipas këtij fati mediatik, së shpejti mund të kemi Parlament- media, Media- Parlament, drejtësi- shpifje sipas medias, dhe media- pushtet. Deformimi i shtetit dhe i shoqërisë do të arrihet nga paratë e vjedhura prej të korruptuarve. Media u hap ekranet dhe faqet këtyre, e vërteta ka vdekur.

Po shkoi kështu, atëherë do të notojmë në një katrahurë. Kategoria Adriatik Doçi, o duhet eliminuar, o duhet mbajtur në kafaz si një skifter i plagosur ku të kalojnë gazetarët e mafies e t’i thonë: ‘Mirë ta bënë!’ /fjala.al

Tags: Frrok ÇupikorrupsioniMedia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Banorët e Bërxullës në protestë para Kryeministrisë: Edhe miliona të na japësh, s’të lejojmë të na shembni shtëpinë

Banorët e Bërxullës në protestë para Kryeministrisë: Edhe miliona të na japësh, s’të lejojmë të na shembni shtëpinë

Vr*në dhe groposën 23-vjeçaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 50 vite burg për babë e bir

Vr*në dhe groposën 23-vjeçaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 50 vite burg për babë e bir

Afera e inceneratorëve/SPAK lëshon 11 urdhër arreste

Afera e inceneratorëve/SPAK lëshon 11 urdhër arreste







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com