Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Më shumë se 50.000 ushtarë, Rusia përgatit manovra

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Putin fajëson Perëndimin për krizën ndërkombëtare të ushqimit dhe energjisë

Rusia nis të enjten manovrat “Vostok 2022”. Më shumë se 50.000 ushtarë do të marrin pjesë në to. Në manovrën e përbashkët, Kina dhe vende të tjera kanë dërguar trupa, të cilat ndërkohë kanë mbërritur në Rusi.

Mes tensioneve me Perëndimin, Rusia do të organizojë nga e enjtja manovra ushtarake disaditore në krahun e saj lindor. Një numër i madh ushtarësh kinezë dhe nga vende të tjera që marrin pjesë në këto manovra, ndërkohë kanë mbërritur. Në total, në stërvitjen “Vostok 2022″(“Lindje 2022”) po marrin pjesë më shumë se 50.000 ushtarë, shpjegoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Pesë mijë armë dhe pajisje ushtarake, si dhe 140 avionë dhe 60 luftanije dhe anije mbështetëse do të angazhohen në manovra.

Manovrat do të zhvillohen në terrenet e stërvitjes ushtarake në Siberinë Lindore dhe Lindjen e Largët, si dhe në Detin e Japonisë. Sipas ushtrisë ruse, në stërvitje marrin pjesë ushtarë nga disa vende që janë fqinje apo aleate me Rusinë. Sipas këtij informacioni, marrin pjesë Kina, India, Bjellorusia dhe Siria.

“Veprimet e mbrojtjes dhe sulmit”

Megjithëse Ministria e Mbrojtjes nuk e specifikoi numrin e saktë të ushtarëve nga secili vend, kontingjentet ushtarake të huaja thuhet se kanë mbërritur në një terren stërvitor në Rusinë lindore. Sipas informacioneve ata kanë filluar të “përgatiten dhe marrin pajisjet dhe armët e tyre”.

Manovrat nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm rus do të përfshijnë “veprime të mbrojtjes dhe sulmit” në tokë, në ajër, por edhe në detin e Japonisë dhe detin e Okhotsk në Paqësorin Veriperëndimor, theksoi më tej ministria. Në Detin e Japonisë, anijet ruse dhe kineze do të stërviten  ndër të tjera në “mbrojtjen e rrugëve detare” dhe në “mbështetjen e forcave tokësore” në zonat bregdetare, shtoi ministria.

Stërvitjet ushtarake ruse në Lindjen e Largët këtë javë do të zhvillohen në një shkallë shumë më të vogël se kur u mbajtën për herë të fundit në vitin 2018. Kjo  reflekton tendosjen mbi forcat e Moskës, ndërsa përpiqet përparojë në fushat e betejës në Ukrainën lindore.

Ministria ruse e mbrojtjes tha muajin e kaluar se kapaciteti i saj për të organizuar stërvitje të tilla nuk ishte prekur në asnjë mënyrë nga ai që Rusia e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.

Por numri prej 50.000 i trupave është vetëm një pjesë e shifrës zyrtare prej 300.000 ushtarësh, që u tha se u angazhuan katër vjet më parë. Megjithatë disa analistë ushtarakë perëndimorë thanë se kjo shifër ishte e mbivlerësuar.

Kremlini: Perëndimi vazhdon konfrontimin

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se vëret që afrimi në rritje midis Kinës dhe Rusisë minon sigurinë globale, por qeveria në Uashington nuk bën asnjë interpretim të këtyre stërvitjeve. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s pritet t’i ndjekin manovrat nga afër.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg i tha gazetës “Welt am Sonntag” këtë fundjavë se NATO duhet “të rrisë praninë e saj në Arktik”. Moska thuhet se po rihap bazat e epokës sovjetike dhe po vendos armë të reja më të fundit si raketat hipersonike.

Kremlini iu përgjigj me irritim këtij njoftimi. “Ne e perceptojmë këtë negativisht,” tha zëdhënësi Dmitry Peskov për agjencinë e lajmeve Interfax. Me këtë njoftim, Perëndimi vazhdon politikën e tij të konfrontimit kundër Rusisë, shtoi ai. “Rusia do t’i mbrojë interesat e saj në mënyrë të përshtatshme”. /DW

 

Tags: manovrat "Vostok 2022"NATOrusiaSHBA

TË LIDHURA

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar
Bota

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij
Bota

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel
Bota

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
Next Post
Prodhuesit e verës shqiptare dhe shefat e kuzhinës në Beograd për Panairin Ndërkombëtar të verës

Prodhuesit e verës shqiptare dhe shefat e kuzhinës në Beograd për Panairin Ndërkombëtar të verës

Klea Huta së shpejti me një projekt në ekran

Klea Huta së shpejti me një projekt në ekran

Kamioni derdh 150.000 domate duke shkaktuar aksidentin në Kaliforni

Kamioni derdh 150.000 domate duke shkaktuar aksidentin në Kaliforni







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president
Kosovo

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

by mirseda
19:40 | 12/02/2026
0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shpallur zgjedhjet e brendshme partiake, ndërsa lideri i saj, Ramush...

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

17:54 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com