Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Për gjysmë metër tokë”, vëlla e motër nuk flasin prej 30 vitesh: Më shkoi jeta duke qarë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Për gjysmë metër tokë”, vëlla e motër nuk flasin prej 30 vitesh: Më shkoi jeta duke qarë

Historia e dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, është një histori konflikti, ku vëllai dhe motra nuk flasin bashkë prej 30 vitesh. Gjithçka nisi për gjysëm metri tokë.

Shtëpitë e tyre janë shumë afër njëra –tjetrës, ndahen vetëm nga një gardh, por ndërtimi i bahçes së Arifit duke hyrë në pjesën e tokës së motrës fillloi problemet dhe grindjet mes tyre. Edhe pse kanë kaluar shumë vite ai ka ardhur në studio dhe ka ftuar motrën e tij për t’i kërkuar falje dhe për të përmbushur amanetin e nënës.

Arifi-Shto ujë e shto miell, u prishën hyrje-daljet, filluan grindjet.

Ardit Gjebrea-Vetëm për gjysmë metri tokë ?

Arifi- Për gjysmë metri tokë, faji më ngelej mua.

Ardit Gjebrea-Shtëpinë me motrën ti e kishe ngjitur?

Arifi- Bahçja ishte 100 metër larg ndërsa shtëpia 10 metër larg. Gardhi na ndante por nuk flisnim më.

Ardit Gjebrea-Fëmijët tuaj flisnin me njëri-tjetrin apo mbanin mëri?

Arifi-Flisnin. Ka një djalë më të madh, me atë flas edhe unë.

Ardit Gjebrea-Po me fëmijët e tjerë flet?

Arifi-Nuk flisnim. Ikën edhe në Greqi, u larguan.

Ardit Gjebrea- Po fëmijët me njëri-tjetrin, si i kanë marrëdhëniet?

Arifi-Mirë i kanë tani, nuk i kanë keq por ishte puna atëhere kur bëheshin dasma, nuk vinim, as më ftonin. Patëm dhe një rast vdekjeje dhe më dëbuan nga shtëpia por jo kunati, vëllezërit dhe unë u acarova ca, dhe unë i jepja ndonjëherë gojës.

Ardit Gjebrea-Por ku kishte dasëm në shtëpinë e motrës, ti e dëgjoje gëzimin, harenë, 10 metra më tutje?

Arifi-Ikja nga Berati unë, nga inati dhe bëhesha si i dytë. Kur martoi djemtë këmbeheshim me nuset dhe thoshin si je dajë. Nuk jam kriminelë thoja unë. Më vinte turp. Nëna vajti 90 vjeçe dhe ma la si amanet pajtohu. Nuk vinte njeri të më thoshte, e ke ti gabim ose asaj dhe të na mblidhte. Edhe vëllezërit mbanin nga motra dhe mbeta unë i ligu. Nëna më tha nëse nuk pajtoheni nuk do më treti dheu.

Ardit Gjebrea-Nëna nuk jeton më?

Arifi-Nuk jeton. Ka tre vite.

Ardit Gjebrea-Nuk ju pa bashkë?

Arifi-Nuk na pa. Nuk beson njeri. Pashë ëndërr.

Ardit Gjebrea-Ke parë nënën në ëndërr?

Arifi- Sikur më këshilloi. U mendova me veten time. Unë jam 74 vjeç, motra 76 vjeç, se kush do vdesi i pari nuk dihet. Kush do i hedhi një lopatë dhe. Prandaj e thirra që t’i kërkoj falje. Unë i kam fajet e shumta. I kërkoj dhe kunatit falje.

Arifi përlotet teksa tregon historinë e konfliktit me motrën e tij dhe emocionohet kur e shikon atë në studio.

Vera-Më thanë të gjithë, ai të ka thirrur, por unë s’e besoja.

Arifi- Mua më erdhën mendtë vonë dhe të kërkoj falje ty dhe burrit tënd. Dembelët dhe spiunët na kanë nxitur më shumë. Unë derën e kam të hapur të më vini.

Vera- Motra t’i ka falur të gjitha se jam motër dhe jam më e madhe. Burri im nuk të vjen nga pas. Ti e bëre këtë punë por e bëre me vonesë. Të ra fuqia se kështu jemi ne fshatarët, për një copë tokë. Unë fëmijët i martova pa ty. Ti doje kapital, tokë, e hodhe poshtë motrën. Kur kalon te rruga, unë me të qarë kaloj. Të ra këmba, dora dhe harrove pronën dhe kërkon motrën.

Arifi-Do vdesim pa folur.

Vera- Ja u pajtuam, më shkoi jeta duke qarë. Kur bëja dasmën më shumë qaja se gëzoja.

Arifi- Edhe unë qaja në shtëpi.

Vera-Nuk e dua faljen. Unë sot për nesër jam.

Ardit Gjebrea- Nëse do vij Arifi do ja hapësh derën?

Vera- Unë ja hap po burri nuk ja hap. Burri më ka thënë dhe në vdekjen time jo. Unë për çdo gjë të kam ardhur dhe jam grindur me burrin.

Arifi-Unë ju kërkoj falje me gjithë burrë.

Vera-Ti nuk deshe kunat, motër, nipa dhe mbesa, doje pronë.

Ardit Gjebrea- Do ta lejosh Arifin të të japë një përqafim?

Vera- Po, po të përqafohemi.

Mes lotësh dhe duar që dridhen, vëlla e motër përqafohen pas 30 vitesh hatërmbetje. Por emocioni ishte më i madh kur Ardit Gjebrea thotë se kunati ka marrë në telefon dhe ka thënë se e fal Arifin. /tvklan.al

Tags: ArifkonfliktmotrapronevëllaiVera

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
“Edvin i ke bërë gati valixhet”/ Ish-deputeti thumbon Ramën: Shqiptarët shpëtuan nga mjerimi

3 protestuesit në burg, Balliu akuza të forta gjyqtarit: Vendim politik! Djali i tij është me PS-në

A ka nevojë Edi Rama për sytë e Albin Kurtit?

A ka nevojë Edi Rama për sytë e Albin Kurtit?

“BE nuk duhet të pranojë shantazhin e Turqisë”, Conte i përgjigjet kërcënimit të Erdogan

"BE nuk duhet të pranojë shantazhin e Turqisë", Conte i përgjigjet kërcënimit të Erdogan

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com