Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar identitetin e shqiptarit, i cili u arrestua pak ditë më parë në Brindisi të Italisë, pasi ndodhej në një kamion, ku u gjetën mbi 1 kg kokainë. Hoxha u shpreh se shqiptari i arrestuar, është identifikuar si J.H nga Vlora.
Ai ishte nisur nga porti i Vlorës dhe i kishte shpëtuar kontrollit të parë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Brindisi.
Sipas Hoxhës, ky person është arrestuar edhe më parë nga Policia Shqiptare për trafik narkotikësh.
Duke komentuar operacionin e zhvilluar pasditen e sotme në Portin e Durrësit ku u kapën 300 kg kokainë me destinacion Italinë, Hoxha tha se kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në dalje.
Postimi i Hoxhës në rrjetin social, Facebook
Sot mund te themi me siguri te plote, se jemi te kompletuar si baze operacionale e narkotrafikut…
Deri tani kishim sekuestruar sasi te medha kokaine ne hyrje, tashme kapem nje alamet ngarkese me kokaine dhe ne dalje…
Por ky nuk eshte rasti i pare, kjo thjeshte ishte sasia me e madhe e kokaines, e kapur ne dalje…
Vetem 5 dite me pare, autoritetet Italiane ne Brindizi, kapen nje sasi kokaine prej disa kilogramesh ne nje kamion qe kishte hyre ne Itali me traget nga porti i Vlores. Lenda narkotike u zbulua gjate kontrollit te dyte, pasi kontrolli fillestar nuk kishte zbuluar asgje.
Bashke me shoferin e kamionit u arrestua dhe shtetasi J.H. nga Vlora, nje personazh i arrestuar dhe me pare nga Policia Shqiptare per trafik narkotikesh….