Aktori i njohur Albano Bogdo, ka humbur një njeri mjaft të shtrenjtë në jetën e tij, të cilin e konsideronte si vëlla. Ai ka publikuar foton e personit që është ndarë nga jeta, duke e shoqëruar me disa fjalë rrëqethëse.
“U prehsh në paqe o gjaku im, o vëllai im. Vetëm ai lart që të ka marrë në prehër, e di se çfarë shpirti kishe. Më le plagë të madhe në zemër. Do të kujtoj përditë, deri sa të nxjerr frymën e fundit”.