Me dy gishta lart/ Berisha poston foton e Kardashian: Mëngjes special nga diva

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një foto të showgirl-it amerikan, Kim Kardashian.

Kim ka publikuar në rrjetet sociale, një selfie nga dhoma e saj e grimit, ndërsa bën shenjën e paqes me dy gishta.

Por, Berisha e ka marrë ashtu siç ka dashur, duke e krahasuar me simbolin që ka personifikuar Partinë Demokratike që prej krijimit; dy gishtat lart.

“Një mirëmëngjes special nga diva e botës Kim Kardashian! sb,“-shkruan Berisha mbi foton e postuar në Facebook.