Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Me Amerikën jemi mirë, bashkë me BE-në edhe më mirë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Me Amerikën jemi mirë, bashkë me BE-në edhe më mirë

Nga: Ervis Iljazaj

Pas mos hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, gjë e cila mund të vazhdojë edhe për disa kohë, rruga që do të marrin vëndet e mbetura jashtë rajonin dhe Shqipëria mbetet e pasigurtë. E lënë jashtë portës së Europës dhe si pasojë jashtë influencës së saj, në Ballkanin Perëndimor ekziston rreziku i influencave gjeopolitikë të fuqive të tjera si Rusia, Turqia apo Kina.

Në fakt, për momentin ky mbetet një rrezik potencial, pasi shqiptarët vashdojnë ende të jenë properëndimor në masën më të madhe të tyre. Megjithatë, kujdesi pas mos-hapjes së negociatave duhet të ekzistojë.

Këtë alarm e dha sot në një konferencë për rolin e Amerikës në Ballkanin Perëndmor Leila Moses, përfaqësuese e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku theksoi hapur dhe qartë influencat e mundshme të fuqive të tjera në Ballkan. Për këtë arsye, duket sikur pas kësaj faze që e shikon rajonin larg Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara duket sikur do të marin një rol edhe më të madh.

Po gjatë kësaj konference për rolin e Shteteve të Bashkuara në Ballkan, kryeministri i Shqipërisë nuk mund të rinte pa e shfrytëzuar rasti për të thënë se: “Europa nuk na do, por ne jemi mirë sepse kemi Amerikën’’.

Duket si një frazë e thënë spontanisht por në të vërtetë nuk është aspak kështu. Thelbi i kësaj fraze është e gjithë teoria që Edi Rama është duke i ofruar opinionit publik shqiptar. Duke bërë Europën përgjegjëse për mos hapjen e negociatave, por duke i qetësuar shqiptarët se kjo gjë nuk është ndonjë dramë sepse kemi gjithmonë Amerikën.

Është e vërtet , shqiptarët me Amerikën janë mirë, por ama të integruar në Bashkimin Europian sigurisht që do të jenë edhe mirë, dhe kjo nuk ka asnjë pikë dyshimi. Kryeministri shqiptar duket i dorëzuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe në ktë kuptim nuk do ti thotë shqiptarëve se pas refuzimit të negociatave  nuk ekziston rreziku i influencave të fuqive të tjera sepse kemi gjithmonë Amerikën. Mirëpo, vetëm disa kohë më parë, madje sa herë që afrohesh momenti për të vendosur për negociatat me Shqipërinë Edi Rama “kërcënonte’’ Bashkimin Europian për të tilla influenca, edhe pse Amerika ka qenë gjithë kohës këtu aleate e palëkundur e shqiptarëve.

Për këtë arsye, për thjesht justifikimin e dështimeve të qeverisë në procesin e negociatave, po krijohet një frymë antieuropiane në Shqipëri, duke i fryrë në disa raste idesë se Europa nuk na do sepse është antishqiptare, islamofobe, apo ide të tjera absurde si këto. Ky është rreziku më i madh që i kanoset Shqipërisë në të ardhmen, krijimi i idesë se Europa na e ka me hile dhe nuk na do në shtëpinë e saj të përbashkët.

Ështe e qartë se Shqipëria me aleancën me Shtetet e Bashkuara gjendet mirë dhe e sigurtë, por kjo aleancë nuk ka kuptim nëse nk integrohemi në Bashkimin Europian. Shqipëria do të jetë mirë  vetëm nëse bëhet pjesë e Europës. Prandaj, detyra e qeverisë është jo të krijojë Europën armike,  por të ushqejë endrën europiane të shqiptarëve tani edhe më shumë se më parë.

E vetmja mënyrë që Shqipëria të ketë një të ardhme të sigurtë dhe me prosperitet është atashimi i saj me Bashkimin Europian, me vlerat dhe standartet që ai përfaqëson. Mirëpo, kjo nuk arrihet duke ja hedhur fajin asaj, por duke përveshur mëngët dhe duke krijuar një shtet demokratik dhe ligjor.

Integrimi në Bashkimin Europian nuk arrihet nëpërmjet retorikave gjeopolitike dhe analizave strategjike, që Shqipëria nuk mund ti bëjë dot dhe as duhet ti bëjë. Integrimi në Bashkimin Europian arrihet vetëm duke patur standarte, ligje,vlera, dhe parime të njëjta me ato që përfaqëson politika e përbashkët e Europiane. /Gazeta Liberale

Tags: Amerikabeshqiperia

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Aksidenti/ Shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë edhe 22-vjeçari

Aksidenti/ Shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë edhe 22-vjeçari

Efekti domino i vetos franceze

Efekti domino i vetos franceze

Meta në Kroaci me ftesë të homologes/ Agjenda e takimeve

Meta në Kroaci me ftesë të homologes/ Agjenda e takimeve







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Më shumë se 100 magazina në kapanonet e djegura, flakët nisën nga kabujt elektrikë
Aktualitet

Më shumë se 100 magazina në kapanonet e djegura, flakët nisën nga kabujt elektrikë

by mirseda
11:09 | 09/01/2026
0

Dy kapanonet e djegura A dhe B në tregun e rrobave në zonën e “5 Majit” në...

Ervin Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Shihemi në Korçën e shtrenjtë

Ervin Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Shihemi në Korçën e shtrenjtë

11:07 | 09/01/2026
Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti

10:13 | 09/01/2026
Ndërpritet energjia elektrike në tunelin e Murrizit, rrezikohet siguria e qarkullimit

Ndërpritet energjia elektrike në tunelin e Murrizit, rrezikohet siguria e qarkullimit

10:02 | 09/01/2026
Lëvizja Bashkë proteston para bashkisë së Durrësit, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Lëvizja Bashkë proteston para bashkisë së Durrësit, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

09:58 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com