Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Më 27 prill rinisin punë të gjitha gjykatat në vend

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Më 27 prill rinisin punë të gjitha gjykatat në vend

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se më datë 27 prill 2020, do të rinisë puna në të gjitha gjykatat e vendit. KLGJ bën me dije se punonjësit nëpër gjykata, do të respektojnë të gjitha masat ndaj Covid-19.

Të gjitha gjykatat do respektojnë masat e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Në këto masa përfshihen dezinfektimi, pastrimi i rregullt, mbajtja e distancës prej 2 metrash midis të gjithë individëve në gjykatë, si midis personelit gjyqësor, ashtu edhe përdoruesve të gjykatës.

Njoftimi i KLGJ:

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR

NJOFTIM

Të dashur bashkëqytetarë!

Në vijim të vendimit që Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë në datën 27 prill 2020,në interes të informimit të vazhdueshëm të publikut dhe të medias, sqarojmë si më poshtë:

Ditën e hënë, datë 27 prill 2020, gjykatat do të rifillojnë veprimtarinë e tyre, por në mënyrë të kufizuar, sipas dhe në respektim të përcaktimeve të Aktit Normativ nr.9, datë 25.03.2020,

“Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 16.04.2020.

Seancat gjyqësore të çështjeve administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë të jenë të pezulluara në të gjitha gjykatat.

Afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë të jenë të pezulluara.

Prioritet kryesor i veprimtarisë së gjykatave do të vazhdojnë të jenë çështjet me natyrë ngutshme. Ato do të kryejnë edhe çdo aktivitet tjetër gjyqësor që nuk kufizohet nga fusha e veprimit të Aktit Normativ nr.9, datë 25.03.2020, si dhe që është i mundur të kryhet në kushtet e kufizimeve të vendosura për popullatën në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid19.

Ju lutemi të paraqiteni pranë gjykatave VETËM nëse keni një çështje të ngutshme, kur diçka e tillë ju është komunikuar prej personelit të gjykatës. Nëse nuk ju kanë kontaktuar nga gjykata, komunikoni me gjykatën nëpërmjet telefonit/postës elektronike (e-mail), përpara se të paraqiteni fizikisht pranë saj.

Të gjitha gjykatat duhet të respektojnë rigorozisht masat e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Në këto masa përfshihen dezinfektimi, pastrimi i rregullt, mbajtja e distancës prej 2 metrash midis të gjithë individëve në gjykatë, si midis personelit gjyqësor, ashtu edhe përdoruesve të gjykatës, marrja e masave për pajisjet mbrojtëse personale, si maska, doreza, etj. Në lidhje me këto, Këshilli po përgatit rregulla të hollësishme.

2

Një komision i posaçëm është krijuar dhe po punon intensivisht për për hartimin, propozimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të një plani masash për ushtrimin e veprimtarisë e shërbimeve gjyqësore në mënyrën më të sigurt të mundshme gjatë kohëzgjatjes së epidemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Qëllimi i hartimit të planit të punës është rikthimi iveprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në mënyrë graduale, duke patur si prioritet mbrojtjen sigurinë e publikut, gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të gjykatave.

Pas marrjes së vendimeve, Këshilli do vijojë publikimin e përditësimeve përkatëse. Këshilli do të punojë me çdo gjykatë sipas nevojave, si dhe do të përgatisë një plan veprimi dhe udhëzime për të vënë sërish në punë gjithnjë e më tepër elementë të shërbimeve gjyqësore në të gjithë vendin, në rrugën më të sigurt të mundshme.

Shëndeti dhe siguria e qytetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve tanë është po aq e rëndësishme sa aksesi në drejtësi. Në përpjekje për të gjetur ekuilibrin e duhur midis të dyjave, kërkojmë durimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do ju informojë në vijimësi në lidhje me zhvillimet e reja dhe ju uron shëndet dhe siguri! Publiku mund t’u referohet burimeve të mëposhtme, për më shumë informacion:

Faqet zyrtare të Gjykatave

Këshilli i Lartë Gjyqësor (http://klgj.al)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (https://klp.al)

Ministria e Drejtësisë (http://ëëë.drejtesia.gov.al )

Dhoma Kombëtare e Avokatisë (http://ëëë.dhka.org.al)

 

Tags: gjykatatkoronavirusseancat gjyqesore

TË LIDHURA

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit
Politikë

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal
Aktualitet

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Next Post
Rikthehen përplasjet, Meta kërkon largimin e Dvoranit nga sistemi i drejtësisë

Rikthehen përplasjet, Meta kërkon largimin e Dvoranit nga sistemi i drejtësisë

“40 shkolla të reja, gati në 1 nëntor”, Rama dhe Ahmetaj zbulojnë projektin

"40 shkolla të reja, gati në 1 nëntor", Rama dhe Ahmetaj zbulojnë projektin

U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, nis shembja e gjimnazit “Sami Frashëri”

U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, nis shembja e gjimnazit "Sami Frashëri"







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite
Bota

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

by mirseda
23:10 | 03/03/2026
0

Një dron iranian ka goditur një stacion të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane ( CIA ) në...

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

23:07 | 03/03/2026
Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

22:36 | 03/03/2026
Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

22:08 | 03/03/2026
Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

21:22 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com