Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në zonën e Rrushkullit në Durrës, ku është mbytur në det babai 44-vjeçar ndërsa vajza e tij e mitur ka shpëtuar.
Raportohet se vajza ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Dh.B., 44 vjeç dhe vajzën e tij të mitur M.B., 9 vjeçe.
Ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë që grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.