Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Mbyllet merkato në Serie A/Nga Ronaldo tek Martinez, ja të gjitha lëvizjet

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Mbyllet merkato në Serie A/Nga Ronaldo tek Martinez, ja të gjitha lëvizjet

Merkatoja e Serisë A është mbyllur zyrtarisht mbrëmjen e sotme në orën 20:00 dhe ndonëse ishte nga më të shkurtrat në kohëzgjatje, mund të thuhet pa diskutim se ishte nga më të “nxehtat” e shumë viteve. Cristiano Ronaldo ishte transferimi i shekullit, që iu bashkua Juventusit në muajin korrik dhe riktheu edhe njëherë besimin se Seria A është në rrugën e duhur për t’u ringritur.

Kampionët në fuqi të Italisë arritën të rikthejnë Leonardo Bonuccin dhe të marrin nga Valencia mbrojtësin portugez Joao Cancelo, duke krijuar një organikë spektakolare në letër dhe të gatshme për të synuar edhe Ligën e Kampionëve, përveç titullit. Nga ana tjetër, Allegri do të duhet të bëjë pa Gonzalo Higuainin dhe Claudio Marchision, me të parin që iu bashkua Milanit dhe tjetrin që la Juventusin me marrëveshje, pas 25 vitesh.

Merkato mjaft efektive ka bërë edhe Interi, me drejtuesit e klubit që kanë arritur të kënaqin dëshirat e Luciano Spallettit me afrimin e plot 7 futbollistëve të rinj. Ndonëse zikaltrit nuk arritën të mbajnë Cancelon dhe Rafinhën, dy nga yjet e gjysmës së dytë të sezonit të kaluar, emrat e ardhur këtë verë i japin besim trajnerit se skuadra do të jetë në gjendje të garojë denjësisht.

Kështu nga Seria A Interit iu bashkuan mbrojtësit me eksperiencë, De Vrij dhe Asamoah, i pari i ardhur nga Lazio dhe i dyti nga Juventusi, të dy me parametra zero, pasi u kishte përfunduar më herët kontrata. Po nga kampionati italian erdhën edhe dy futbollistë të tjerë, Radja Nainggolan dhe Matteo Politano, i pari ekspert që luan prej vitesh në nivele të larta dhe i dyti, një futbollist premtues i futbollit italian.

Drejtuesit e Interit arritën të rikthejnë në Serinë A edhe dy futbollistë që kishin shkëlqyer më herët, por që më pas ishin larguar drejt kampionateve të tjera. Bëhet fjalë për nënkampionin e botës, kroatin Sime Vrsaljko, që erdhi nga Atletico e Madridit dhe ish sulmuesin senegalez të Lazios, Keita Balde Diao, që iu bashkua zikaltërve, duke lënë Monacon. Surpriza e vërtetë e kësaj merkatoje te Interi, ka qenë 20-vjeçari argjentinas, Lautaro Martinez, i cili erdhi si një “e panjohur e madhe”, por në miqësoret e verës tregoi se është gati për të dhënë kontributin e tij te zikaltrit, duke luajtur me autoritet dhe duke shënuar gola të rëndësishëm. Interi dështoi që të bënte një goditje të çmendur, ti rrëmbente Luka Modric Real Madridit, por ky transferium u bllokua nga presidenti Perez dhe tashmë mes klubeve ka fillua një luftë.

Napoli është skuadra që ndryshoi më pak këtë verë, ndërsa afrimi më i bujshëm mund të cilësohet pa diskutim trajneri Carlo Ancelotti. Me Sarrin që u transferua në Londër, De Laurentiis zgjodhi pikërisht “Don Carlon” për t’i besuar suksesin e skuadrës. Në merkato napolitanët kanë humbur një lojtar si Jorginho, ndërsa afrimet kanë qenë kryesisht lojtarë plotësues, apo alternativa të formacionit që ka luajtur edhe sezonet e tjera te skuadra e kaltër.

Roma befasoi edhe këtë verë, duke larguar disa nga yjet e skuadrës, si braziliano Alisson dhe belgu Nainggolan, por nëjkohësisht Monchi ka afruar mbi 10 futbollistë, për t’i krijuar një komoditet përzgjedhjeje trajnerit Di Francesco. Kështu krahas emrave me eksperiencë si Nzonzi, Santon, Cristante dhe ndonëj tjetër, Roma afroi edhe një sërë talentesh të rinj, nga më premtuesit në botë si kroati Çoriç, holandezi Kluivert, etj, të cilët presin edhe shpërthimin e Schick, që iu bashkua verdhekuqve verën e kaluar.

Skuadra që e nisi më keq nga të gjithë këtë verë, ishte Milani, që vuajti falimentin e kinezëve fillimisht dhe më pas një pezullim nga UEFA, që u shfuqizua sërish në fund të korrikut. Gjithsesi më pas kuqezinjtë kaluan në pronësi të fondit amerikan Elliot dhe afruan në skuadër dy flamuj të historisë, si Paolo Maldini dhe Leonardo, të cilëve u është besuar merkatoja dhe menaxhimi i klubit. Nga skuadra e vitit të kaluar u largua Bonucci, por erdhën lojtarë si Caldara, Higuain, Bakayoko, Laxalt, Castillejo, Pepe Reina, Striniç, etj., që pritet të rriti konkurrencën dhe cilësinë në organikën e Gattusos.

Igli Tare bëri një punë mjaft të mirë, duke sjellë te Lazio një sërë futbollistësh si Accerbi, Berisha, Durmisi, Correa, etj., por arritja më e madhe e bardhekaltërve është ruajtja e yjeve të sezonit të kaluar si Immobile, Milinkoviç-Saviç, Luis Alberto, etj, që do të vijojnë të punojnë nën urdhrat e Simone Inzaghit, për të tentuar sërish suksesin.

Merkato mjaft të mirë ka bërë edhe Fiorentina, duke marrë në skuadër emra si Pjaca apo belgu Mirallas, por edhe mesfushori i Romës Gerson, të cilët do të garantojnë cilësi dhe konkurrencë në skuadër, ndërsa disi më mbrapa kanë mbetur Atalanta dhe Sampdoria, që kanë humbur emra me eksperiencë dhe kanë sjellë të rinj, performanca e të cilëve mbetet për t’u parë gjatë sezonit.

Vlen të evidentohen edhe lëvizjet e Parmës, që kërkon jo vetëm të mbijetojë në Serinë A, por edhe të dhurojë një performancë të denjë për emrin që ka. Kështu në skuadër kanë ardhur Biabiany, Dimarco e Bastoni nga Interi, sulmuesi i talentuar Inglese nga Napoli dhe ish sulmuesi i Romës, Gervinho, që do t’i sjellë skuadrës shpejtësi dhe eksperiencë në repartin e avancuar. Yann Karamoh do të ishte qershia mbi tortë e merkatos së emilianëve, që do të kompletonin kështu treshen sulmuese Gervinho-Karamoh-Inglese, që do të garantonin gola dhe spektakël për tifozërinë.

Gjithsesi më e rëndësishme se gjithçka, është të theksohet se për herë të parë Seria A po e mbyll merkaton si kampionati që ka shpenzuar më shumë para në një sesion të vetëm, duke parakaluar edhe Premier Leaguen. Në Itali kanë filluar të rikthehen yjet e futbollit, ashtu si dikur me Ronaldo, Zidane, etj., dhe tifozët kanë arsye të besojnë se kampionati italian është në rrugën e duhur për t’u rikthyer edhe njëherë në majë.(SS)

Tags: gjithaLëvizjetmbylletmerkatoModricronaldoSerie A

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Next Post
Zëvendësambasadori amerikan:  Bëjeni Shqipërinë! Është në dorën tuaj!

Zëvendësambasadori amerikan: Bëjeni Shqipërinë! Është në dorën tuaj!

‘Gjiganti’ francez prezantohet tek Milani, thumbon edhe Juventusin

‘Gjiganti’ francez prezantohet tek Milani, thumbon edhe Juventusin

Mbylli dosjen e 21 Janarit dhe ndërroi emrin, gjyqtari katërfishon pasurinë (Foto)

Fshehu pasurinë dhe hetimet për kunatin, Vettingu i ‘pret kokën’ Tom Ndrecës







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
Aktualitet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

by mirseda
14:21 | 19/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot parkun e ri të ndërtuar në liqenin e Paskuqanit, pjesë e bashkisë...

Çeki/ Përgjaken ambientet e bashkisë, agresori plagos 6 persona dhe i jep fund jetës

Çeki/ Përgjaken ambientet e bashkisë, agresori plagos 6 persona dhe i jep fund jetës

14:20 | 19/01/2026
Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive

Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive

13:56 | 19/01/2026
“Vendimi për të ardhmen e Groenlandës i përket popullit”, Starmer: Lufta e tarifave tregtare nuk ..

“Vendimi për të ardhmen e Groenlandës i përket popullit”, Starmer: Lufta e tarifave tregtare nuk ..

13:53 | 19/01/2026
Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

13:48 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com