Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Mbrojtja e lëkurës së fëmijëve nga dielli gjatë stinës së verës, ja çfarë duhet të dimë!

8 vjet ago
in Të Gjitha
Mbrojtja e lëkurës së fëmijëve nga dielli gjatë stinës së verës, ja çfarë duhet të dimë!

Dr. Amarda Gica, mjeke dermatologe pranë Spitalit Amerikan, jep disa këshilla të rëndësishme për lëkurën e fëmijës suaj.

Ardhja e stinës së nxehtë, rritja e temperaturave dhe fillimi i periudhës së pushimit, e bëjnë verën një nga stinët më të bukura veçanërisht për fëmijët. Ata kanë shumë më tepër kohë për të qëndruar jashtë në ajër të pastër dhe për t`u argëtuar. Por kjo nuk do te thotë që gjatë kësaj kohe ata nuk kanë nevojë për përkujdesje dhe vëmendje. Lëkura është organi që preket dhe ndikohet më shumë nga rrezet e diellit dhe lëkura e fëmijëve është shumë më e ndjeshme se e të rriturve. Çdo djegie nga dielli që mund të pësojmë në moshën e fëmijërisë do të lërë gjurmë duke na predispozuar në të ardhmen për kancer të lëkurës.

Hapi më i rëndësishëm në parandalimin e një situate të tillë mbetet padyshim mbrojtja nga dielli. Kjo fillon që me mosekspozimin në diell orët e rrezatimit më të fortë (10:00– 16:00) për stinën e verës, tek përdorimi i kapeleve me strehë të gjerë, syzeve të diellit dhe i domosdoshëm është përdorimi i kremrave mbrojtës nga dielli.

Duhet të bëhet zgjedhja e duhur në kremin që do përdoret, jo vetëm në drejtim të faktorit mbrojtës por dhe në drejtim të disa karakteristikave që duhet të ketë kremi mbrojtës tek fëmijët. Më të përshtatshëm janë locionet  sesa  kremrat që paraqiten në formë spray, për arsye se ata krijojnë një barrierë fizike ndaj diellit, ndërsa spray-it krijojnë një barrierë kimike. Gjithashtu aplikimi i locioneve bën që të mos mbetet pjesë e lëkurës pa mbulimin e duhur me krem në raport me spray-in.

Gjithmonë duhet të kemi parasysh që kremrat të jenë rezistentë ndaj ujit (water resistant), kjo për arsye se fëmijët djersiten shumë më tepër gjatë kohës së lojërave dhe kalojnë shumë më tepër kohë në ujë.

Përdorni kremra mbrojtës nga dielli me bazë minerale të cilët janë të sigurt dhe të efektshëm dhe gjithashtu shumë të përshtatshëm për fëmijë me lëkurë të ndjeshme. Shikoni që në përbërjen e tyre të kenë oksid zinku ose dioksid titani si përbërësit veprues. Gjithashtu duhet të ketë një faktor mbrojtës nga dielli me spf 40 ose më të lartë.

Përdorimi i kremit mbrojtës duhet të bëhet zakon për prindërit dhe për fëmijët, duhet të jetë një pjesë e rutinës së përditshme dhe duhet aplikuar në  të gjitha zonat e ekspozuara të trupit. Të kihet në vëmendje që përdorimi i kremit të bëhet para ekspozimit në diell, për t`i dhënë kohë  të thahet dhe të krijojë mbrojtjen e nevojshme, sepse nëse vonojmë dhe e aplikojmë në kohën që jemi në diell ai mund të mos jetë i efektshëm për arsye se fëmijët kanë filluar  të djersiten ose të lahen në ujë pa i dhënë kohë kremit të thahet dhe të krijojë barrierën e nevojshme.

Përdorimi i rrobave përbën një nga mjetet më të sigurta për evitimin e rrezeve të dëmshme të diellit. Mbajtja e kapeleve është një domosdoshmëri për fëmijët, për të mbrojtur kokën dhe fytyrën. Syzet janë një element që duhet të fillojnë të mbahen që në moshë të vogël për të shmangur rrezatimin ultravjollcë.

Fëmijët e sapolindur kanë lëkurë shumë të ndjeshme. Për moshën 0-6 muaj nuk mund të përdorim krem mbrojtës, ata duhet të mbrohen nga dielli me veshje të përshtatshme, që ti mbajnë freskët por pa i ekspozuar sidomos gjatë orëve më të  nxehta. Shëtitjet rekomandohen vetëm herët në mëngjes ose pasdite.

Kujdes i veçantë duhet treguar për të vegjëlit që vuajnë nga dermatiti atopik. Vërtet që stina e verës e përmirëson situatën e lëkurës, megjithatë nuk duhet harruar përdorimi i zbutësit rregullisht. Ai duhet të vendoset 30 minuta para aplikimit të kremit mbrojtës dhe në darkë para gjumit. Mbani mend që në çdo rast ta lani fytyrën në fund të ditës, sepse mund të ndjeni tharje të lëkurës. Nëse e lini kremin kundër diellit gjatë natës, mund ta ndjeni lëkurën shumë të thatë mëngjesin tjetër.

Tags: diellifëmijëlekuraMbrojtjestinëverë

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Ja porosia e Gjovalin Shkurtajt për kolegët e tij në parlament

Ja porosia e Gjovalin Shkurtajt për kolegët e tij në parlament

Agron Shehaj: Kritikët e Bashës urrehen nga baza; Nuk kanë asnjë mbështetje

Agron Shehaj: Kritikët e Bashës urrehen nga baza; Nuk kanë asnjë mbështetje

Aleatët e NATO-s i rrisin shpenzimet për mbrojtje

Aleatët e NATO-s i rrisin shpenzimet për mbrojtje

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç
Aktualitet

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç

by mirseda
13:40 | 15/07/2025
0

Dhërmi- Një 20-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë gjatë pushimeve, në Shqipëri. Anid Hoxha nga Rahoveci ka...

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

13:20 | 15/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Theu masën e sigurisë dhe vodhi gjatë natës një automjet, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

13:17 | 15/07/2025
“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

13:15 | 15/07/2025
Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, përfundon në pranga 50-vjeçari në Lezhë

Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, përfundon në pranga 50-vjeçari në Lezhë

12:49 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com