Në Mbretërinë e Bashkuar po shihet një tendencë në ulje e numrit të viktimave, të shënuara nga koronavirusi.
Sipas mediave britanike, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 180 persona duke e çuar në 1,415 numrin total të vdekjeve.
Në bilancin e ditëve të fundit, Mbretëria e Bashkuar regjistronte më shumë se 200 viktima gjatë 24 orëve.
Epidemiologu, Neil Ferguson në “Imperial College” në Londër është shprehur se duke iu referuar të dhënave të fundit, vlerësohet se përhapja e sëmundjes mund të largohet.
“Në Britaninë e Madhe, ne mund të shohim disa shenja të hershme të ngadalësimit të disa indikatorëve. Por ne shohim numrin e madh të shtruarve të rinj në spital sot, kjo duket se po ngadalësohet pak tani. Ende nuk është arritur aty ku duhet pasi numrat po rriten çdo ditë, por shkalla e kësaj rritje është ngadalësuar”, theksoi ai për BBC dhe Radio 4.