Sot do të mbahet një mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare.
Ashtu siç ishte paralajmëruar në një takim të mbajtur mes Haradinajt dhe Ramës, mbledhja do të mbahet në Korçë, ku do të nënshkruhen disa marrëveshje mes dy qeverive.
Këto marrëveshje kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe eliminimin e barrierave për lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave në këto dy shtete.
Kjo është mbledhja e katërt mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë.
Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, ndërsa mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015 në Tiranë.
Në 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri, në Prishtinë, ndërsa sot do të mblidhen në Korçë.
AXHENDA E MBLEDHJES SË DY QEVERIVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Korçë-Vlorë-Tiranë, 27-28 nëntor 2017
E hënë, 27 nëntor 2017
15.30 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Shtëpisë së Flamurit
(Vendi: Shëtitorja e Shën Gjergjit)
Delegacionet e dy Qeverive rreshtohen sipas Ceremonialit përkatës nga Protokolli i Shtetit
15.45 – Mbërritja e Sh.T. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës në krye të shëtitores së Shën Gjergjit
Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë
Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë
16.00 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Shtëpia e Flamurit, kati II)
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë (15 min)
Fjalë e Sh.T. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës (15 min)
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim (2 min) – rendi i fjalëve bashkëlidhur
Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
Gjuha e punës: Shqip (përkthim simultan i siguruar për anëtarët serbishtfolës të Qeverisë së Kosovës
17.15 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Vendi: Shtëpia e Flamurit, kati I)
Rendi i nënshkrimit – bashkëlidhur
17.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Vendi: Shtëpia e Flamurit kati I)
Gjuha e punës: Shqip
18.00 – Foto e përbashkët (Vendi: Sheshi përpara Shtëpisë së Flamurit)
18.05 – Kohë e lirë
20.00 – Darkë zyrtare shtruar nga Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në nder të Sh.T. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe delegacioneve të dy Qeverive (Vendi: Life Gallery, Bulevardi Republika).
E martë, 28 nëntor 2017
07.30 – Nisja e delegacioneve drejt Vlorës
11.45 – Mbërritja në sheshin Pavarësia të Vlorës
12.00 – Ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar dhe homazheve në monumentin funerar të Atit të Pavarësisë, Ismail Qemal bej Vlorës, me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Ceremonia kryesohet nga Z. Ilir Meta, President i Republikës dhe zhvillohet në bazë të dispozitave të Ceremonialit të Republikës, nën mbikqyrjen e Protokollit të Shtetit.
Përveç Z. Edi Rama, Kryeministër, të pranishëm do të jenë edhe autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës.
12.20 – Autoritetet shoqërohen drejt Shtëpisë muze të Pavarësisë.
Autoritetet zhvendosen me automjete drejt sheshit përpara Shtëpisë Muze.
12.25 – Mbërritja në oborrin e Shtëpisë muze. Në oborr janë vendosur karrige, podium dhe foltore si dhe një led i madh.
12.30 – Shpallja e logos zyrtare të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
12.35 – Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
13.00 – Fjalë e Sh.T. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës
13.15 – Fjalë e Sh.T. Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës
13.30 – Fjalë e Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë
14.00 – Autoritetet vijojnë për një buffet në selinë e Bashkisë së Vlorës
Autoritetet e larta të ftuara mund të kryejnë, sipas dëshirës, vizita individuale në mjediset e Shtëpisë muze.
14.30 – Nisja drejt Tiranës
19.00 – Pritje shtetërore organizuar nga Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë, me
rastin e Festës kombëtare, në Pallatin e Brigadave