Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Mbirja e HEC-eve, zbulohet pse po shkatërrohet Shqipëria

8 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Mbirja e HEC-eve, zbulohet pse po shkatërrohet Shqipëria

Zaptimi dhe dhënia me koncesion e pasurive hidrike te privatët ka rritur kapacitetin prodhues në tregun e energjisë. Në krahasim me vitin e kaluar, hidrocentralet private kanë rritur me 7 pikë përqindjeje aktivitetin e tyre prodhues.

Kjo tregon edhe njëherë se pse po sulmohen zonat e mbrojtura në Shqipëri për ndërtimin e HEC-ve të reja. Kujtojmë se zonat me piktoreske të Shqipërisë kanë rënë pre e HEC-ve, të cilat tregojnë se  përfitimi  financiar është  shumë i madh.

Kujtojmë se edhe në qarkun e Kukësit janë planifikuar të ndërtohet  pesë HEC-e në zonën e cila më parë është  shpallur si zonë e mbrojtur. Por, pas mbirjes masive  të hidrocentraleve qëndron një e vertete, e cila kuptohet mjaft qartë nga aktiviteti prodhues dhe financiar. Edhe qeveria Rama, duket se është në “presion” nga investuesit, pasi kjo lloj ndërmarrje tregon se ka fitime marramendëse.

Ndërkohë edhe në Osum ka patur përpjekje për të ndërtuar HEC-e, por për shkak të presioneve dhe denoncimeve mediatike, qeveria është tërhequr. Gjithashtu ka patur edhe një nismë  për ndërtime në lumin  Vjosë, por ka qenë Greqia , që ka ndaluar një përpjekje të tillë me pretendimin se kjo shkatërron biodiversitetin.

Kujtojmë se në lumin e Valbonës po ndërtohen hidrocentrale dhe kjo sipas specialistëve,  dëmton rëndë biodiversitetin e zonës, por edhe turizmin alpin. Hidrocentralet private me koncesion zgjeruan pozicionin në tregun e energjisë me 5% gjatë vitit 2017, duke dominuar mbi 35 për qind, nga rreth 28% që ishte vitin e kaluar,sipas bilancit të energjisë për vitin 2017, publikuar nga INSTAT.Gjate vitit 2017, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 4,9 %, raportoi INSTAT. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, gjatë 2017, është 4.525 GËh, nga 7.136 GËh energji të prodhuar në vitin 2016, duke shënuar rënie të prodhimit prej 36,6 %.

Me rënie të prodhimit të energjisë elektrike, për vitin 2017, kanë rezultuar të gjithë prodhuesit e energjisë, si hidrocentralet publike (-42,7 %) dhe hidrocentralet private dhe koncensionare (-21,3 %).

Rënia e prodhimit të energjisë elektrike, në vitin 2017, ka ndikuar në rritjen e importeve dhe rënien e eksporteve të energjisë elektrike. Importet bruto (energji në marrje) u rritën me 86,3 %, ndërsa sasia e eksporteve bruto (energji në dhënie) u ul me 73,9 %, krahasuar me vitin 2016.Hidrocentralet publike kanë realizuar 64,5 % të prodhimit të energjisë elektrike për vitin 2017, nga  71,4 % që realizuan në 2016. Përqindja që zënë hidrocentralet private dhe koncensionare në prodhimin neto vendas të energjisë elektrike është 35,5 %, nga 28,6 % që zinte në një vit më parë.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në vitin 2017, rezultoi me rritje, duke arritur vlerën 3.403 GWh, nga 1.827 GWh në vitin 2016. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti 488 GËh në vitin 2017, nga 1.869  GWh në vitin e kaluar.Në vitin 2017, humbjet në rrjet janë 1.876 GËh, nga 1.986 GWh që ishin në 2016, duke pësuar një rënie me 5,5 %. Humbjet në shpërndarje në 2017 kanë rënë 4,3 %, krahasur me vitin e kaluar. Humbjet në transmetim kanë rënë me 16,9 % dhe përbëjnë 8,4 % të humbjeve gjithsej në rrjet.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2017, u rrit me 8,9 %, duke arritur vlerën 5.563 GWh, nga 5.108 GWh që ishte në vitin 2016.

Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët, e kanë dhënë konsumatorët jofamiljarë, të cilët kontribuan me +7,6 pikë përqindje në vitin 2017, krahasuar me 2016, përkundrejt kontributit prej +1,3 pikë përqindje të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë. TIRANA TODAY

Tags: heceveMbirjapo shkaterrohetpseshqiperia

TË LIDHURA

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar
Aktualitet

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale
Aktualitet

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë
Aktualitet

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Next Post
I shpërbleu 90 mijë lekë, spitali i Librazhdit çon në gjykatë punonjësit: Ktheni paratë!

I shpërbleu 90 mijë lekë, spitali i Librazhdit çon në gjykatë punonjësit: Ktheni paratë!

Rrëzimin e aeroplanit rus/Terroristët sirianë marrin përgjegjësitë

Rrëzimin e aeroplanit rus/Terroristët sirianë marrin përgjegjësitë

Projekti 1 mld euro/FMN presion Ramës: Ndalo menjëherë koncesionet!

Projekti 1 mld euro/FMN presion Ramës: Ndalo menjëherë koncesionet!







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin
Bota

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin

by mirseda
22:49 | 24/11/2025
0

Nga 1 janari 2026, në Holandë nuk do të jetë më e mundur të blihen dhe përdoren...

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

21:34 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com