Ditën e sotme, në qytetin e Fierit, kanë dalë në protestë mbi 600 punëtorë të firmave nënkontraktore të kompanisë italiane ‘Serenisima’. Punonjësit kanë nisur protestat sepse nuk kanë marrë lekët sipas kontratës pavarësisht se ata kanë kryer punimet e By-Pass-it Fier.
Punonjësit kanë kërcënuar me përshkallëzim të protestave, deri në bllokimin e rrugës nacionale, nëse nuk paguhen për punën e kryer.
Gjithsej, janë 41 firma kontraktuese, punonjësit e të cilave pretendojnë se nuk janë paguar siç duhet.