Kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Intergrim, Monika Kryemadhi në një konferencë për median tha se Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas daljes së skandalit të përfshirjes së ish- ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës. Kryemadhi tha se rasti i Tahirit është i pa precedent në të gjithë rajonin.
Deklaratat e kryetares së LSI-së vijnë në momentin e vizitës së ministrit italian në Tiranë i cili do të publikojë në media raportin e Guardia di Financës për kultivimin e drogës në vend.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1426612497451488/
Kryemadhi: Kanabizimi i vendit është strategji e qeverisë. Krimi dhe qeveria janë bërë njësh. Grupet e rilindjes deformuan rezultatin e zgjedhjeve. Rasti i Tahirit i pa precedent në të gjithë rajonin. Në çdo vend normal do të dorëhiqej qeveria. Rama është mburojë e deputetëve të tij të shtrembër. Në qershor fituam numrin më të madh të votave dhe deputetëve në kuvend të partisë tonë.