Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Mbi 30 emra “VIP” të rrezikuarit e parë nga SPAK, rreth 2 mld euro janë vjedhur nga ish-ministra e kryebashkiakë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mbi 30 emra “VIP” të rrezikuarit e parë nga SPAK, rreth 2 mld euro janë vjedhur nga ish-ministra e kryebashkiakë

Afrimi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ka futur në panik shumë zyrtarë e ish-zyrtarë. Disa prej tyre janë momentalisht nën hetim, ndërsa ka edhe të tjerë që mendojnë se kanë shpëtuar nga telashet me drejtësinë, sepse hetimet për aferat e tyre janë mbyllur.

Por me SPAK çdo aferë korrupsioni do të zbardhet, dhe çdo emër “VIP” është i rrezikuar. Qofshin aktualisht persona nën hetim, qofshin të hetuar më parë, Prokuroria e Posaçme do t’i kalojë edhe një herë në “sitë” për të dhënë drejtësi.

Gazeta ka bërë një përllogaritje të të dhënave ndër vitet e fundit, dhe rezulton se janë afro 35 zyrtarë e ish-zyrtarë të rrezikuar nga drejtësia e re. Sipas ligjit për organet e reja antikorrupsion, ka dy kategori dosjesh që mund të merren në dorë nga prokurorët dhe gjyqtarët specialë. Dosjet e para janë ato që kanë në dorë Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda.

Sipas ligjit, çdo dosje që është në shqyrtim do transferohet te SPAK. Ndër këto dosje, më të bujshmet që do të kalojnë në filtrat e SPAK do të jenë ato të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ish-ministrit Saimir Tahiri, dosja e Ilir Metës dhe Sali Berishës si edhe dosja e Lulzim Bashës. Llalla po hetohet nga Krimet e Rënda për pastrim parash, Tahiri për përfshirje në grup të organizuar kriminal, ndërsa Meta dhe Berisha e kanë “lakun” të shtrënguar nga afera e CEZ-DIA.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha është nën hetim për fshehje të të ardhurave për lobimet ruse në SHBA. Të tjerë zyrtarë të lartë që rrezikojnë të jenë “kurban” i Strukturës së Posaçme Antikorrupsin janë edhe rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i MAS, të cilët akuzohen për abuzime me tenderat dhe shpërdorim detyre.

Në listë është edhe ish-ministri Edmond Haxhinasto për abuzimet me Rrugën Tiranë-Elbasan. Të gjitha këto vepra penale janë në të drejtën e SPAK për t’i hetuar, kur të shkrihen Krimet e Rënda. Kjo do të thotë se të gjithë këta zyrtarë, por edhe të tjerë, që kanë të hapura hetime te Krimet e Rënda, rrezikohen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Ish-zyrtarët e rrezikuar

Ligji i jep të drejtë SPAK të rihapë edhe dosje korrupsioni, hetimet për të cilat janë mbyllur. Në këtë rast bëhen fjalë për shumë çështje të bujshme, ku protagonistë janë ish-zyrtarë të PD. Së pari është Rruga Durrës-Kukës, ku Lulzim Basha i shpëtoi gjykimit. Një tjetër akuzë e ngritur ndaj kreut të PD është 21 Janari, pasi Ministria e Brendshme ka bërë një padi se donte të helmonte protestuesit, por që Adriatik Llalla e mbylli si çështje. Po ashtu ka dhe dy kallëzime të tjera për abuzime me lejet e ndërtimit si kryetar bashkie i Tiranës. Emra të tjerë janë Ridvan Bode dhe Sherefedin Shehu, të dy të kallëzuar për skandalin me rrugën Durrës-Kukës, pasi morën kredi me interes shumë më të lartë se normalja. Edhe në këtë rast të gjithë ja hodhën paq. Një tjetër rast është privatizimi i OSSH. Ministria e Energjisë paditi disa zyrtarë, mes të cilëve Genc Rulin e Florion Mimën, por çështja u pushua. Rasti tjetër më flagrant është ai i Arben Imamit. Sakaq, në rrezik janë edhe disa ish-zyrtarë e zyrtarë të bashkive Kukës, Mallakastër, Përmet, Fier, etj., të cilët janë kallëzuar nga KLSH për abuzime.

2 mld euro të vjedhura

Gazeta ka bërë një përmbledhje të të gjitha denoncimeve që janë bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe bëhet fjalë për mbi 2 miliardë euro abuzime me taksat e qytetarëve gjatë 3 viteve të fundit. KLSH ka konstatuar se mbi 1.5 miliardë euro janë abuzime të bëra gjatë auditeve të vitit 2015-2018 nga individë të administratës publike. Bëhet fjalë për abuzime me tendera dhe shpërdorime të ndryshme detyre që kanë sjellë dëme në buxhetin e shtetit.

Nga ana tjetër, abuzime janë vënë re dhe në deklarimet e pasurisë së zyrtarëve. Sipas informacioneve, vetëm vitet e fundit ka pasur mbi 50 miliardë lekë që janë fshehur nga zyrtarë të ndryshëm, mes të cilëve deputetë, ish-deputetë, drejtorë etj. Këto para dyshohet se janë vënë në mënyrë korruptive dhe për ta pati kallëzime penale në prokurori, ku disa ja hodhën paq dhe disa të tjerë janë ende me dosje. Me ngritjen e SPAK pritet që të gjitha këto dosje abuzimesh të rihapen./Gazeta SOT

 

Tags: dosjehetimetSPAK

TË LIDHURA

Një 24-vjeçare në Lezhë u përndoq dhe iu publikuan të dhënat personale; policia po heton autorin
Aktualitet

Një 24-vjeçare në Lezhë u përndoq dhe iu publikuan të dhënat personale; policia po heton autorin

17:44 | 15/11/2025
Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore
Aktualitet

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

16:51 | 15/11/2025
Pas atentatit në Rinas, Gjykata “shpëton” policët që lëshuan vërtetimin për Muçi Shaljanin
Aktualitet

Pas atentatit në Rinas, Gjykata “shpëton” policët që lëshuan vërtetimin për Muçi Shaljanin

16:16 | 15/11/2025
Next Post
Plane për fundjavën? Prisni të mësoni parashikimin e motit

Plane për fundjavën? Prisni të mësoni parashikimin e motit

“E lagu, s’e lagu”, Rama fton opozitën për dialog (video)

“E lagu, s’e lagu”, Rama fton opozitën për dialog (video)

Të rinjtë shprehin më shumë interes për shqipen se sa për gjuhën maqedonase

Të rinjtë shprehin më shumë interes për shqipen se sa për gjuhën maqedonase







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi
Rajoni

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

by mirseda
19:54 | 15/11/2025
0

Mijëra qytetarë marshuan sot në Shkup duke kërkuar drejtësi për tragjedinë e 16 marsit në Koçani, ku...

Prindërit e Rey Manajt vizitojnë muralin në Mitrovicë kushtuar golit historik ndaj Serbisë

Prindërit e Rey Manajt vizitojnë muralin në Mitrovicë kushtuar golit historik ndaj Serbisë

19:28 | 15/11/2025
Broja mbajti fjalim dhe u duartrokit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Broja mbajti fjalim dhe u duartrokit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

19:01 | 15/11/2025
Erdogani provokon: Nuk do ta braktisim kurrë “kauzën kombëtare” të Qipros

Erdogani provokon: Nuk do ta braktisim kurrë “kauzën kombëtare” të Qipros

18:51 | 15/11/2025
Zelensky viziton Greqinë për mbështetje dhe furnizime ushtarake

Zelensky viziton Greqinë për mbështetje dhe furnizime ushtarake

18:36 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com