Me lot e dhimbje të madhe, familjarët e nëntetares Zarife Hasanaj po presin në aeroport trupin e bijës së tyre, e cila humbi jetën në krye të detyrës pas shpërthimit të një mine në Letoni.
“Në jetë të jetëve ti do të jesh me ne”, shkruhet në bluzat e stampuara me foton e Zarifes, që mbajnë veshur familjaret e 32-vjeçares.
Avioni mbërriti në orën 13:05 me trupin e pajetë të efektives së FA-ve. Në Rinas kanë dalë ta presin edhe personalitete të politikës dhe Forcave të Armatosura.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë në familjen e nëntetares Zarife Hasanaj pas kthimit nga Letonia, ku i dha dhe lajmin familjarëve se Hasanaj shpallet “Dëshmore e atdheut”.
Efektivja Hasanaj humbi jetën mëngjesin e 6 majit, pas shpërthimit të një mine në Letoni, si dhe u plagosën komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.