Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Mbappe-Haalnd/ Po nis një epokë tjetër në futboll Ronaldo-Messi

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Mbappe-Haalnd/ Po nis një epokë tjetër në futboll Ronaldo-Messi

Tani që kanë dalë të dy nga Liga e Kampionëve, pas një periudhe të gjatë duke ndarë pothuajse të gjithë trofetë dhe majën e futbollit bashkë, Messi dhe Ronaldo duhet gjithashtu të pranojnë  një realitet  aspak komod:  janë  një kosto e madhe monetare  për bilancet e Barcelonës dhe Juves.

Një goditje tjetër për ta është fakti që Evropa po bie në dashuri me Mbappé dhe Haaland. Erëra të reja po fryjnë, shenjat janë ato të një epoke që po mbyllet: nga skena e mbrëmshme  e CR7-ës me Porton tek penalltia e humbur nga Leo mbrëmë në Paris. Duket fundi i një binomi të gjatë rivalësh që ka rezistuar për pesëmbëdhjetë vite.

Por koha nuk ishte armiku i vetëm për të ndaluar diktaturën e Ronaldos dhe Messit, të aftë për të fituar nëntë Champions League dhe njëmbëdhjetë Topa të Artë, me një total prej shtatëmbëdhjetë kampionatesh dhe duke shënuar një kuotë marramendëse golash midis tyre, plot 1,324 në nivel klubesh. Rrënja e problemit është gjithashtu një tjetër: ata po paguajnë tranzicionet  e Juves dhe Barcelonës,  dy skuadrave që humbën në labirintet e një procesi ndryshimi të karakterizuar nga vendime të gabuara.

Në Camp Nou është ende e paqartë se si ishte e mundur të hiqej dorë nga Suarezi ashtu siç është i paqartë  dhe vendimi për të ndërtuar një Juve pa një drejtor të qartë dhe duke menduar se Bentancur dhe Arthur mund të kompensonin shitjen e Pjaniçit.

Mbappe-Haaland

Është një Champions që po shënjon një kufi të qartë midis së kaluarës dhe së tashmes, duke theksuar figurat e Mbappésë dhe Haalandit, të cilët kanë hyrë në imagjinatën kolektive dhe me të drejtë.

Francezi është një magjistar që ndërthur elegancën, instinktin, stilin dhe shpejtësinë. Ai ende nuk e ka çuar Topin e Artë në shtëpi, por krahasuar me Messin dhe Ronaldon ai tashmë ka fituar një Kupë Bote. E eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve  duke shënuar tre gola në Camp Nou dhe një në ‘Parkun  e Prinërve’. Kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadon në 2022-shin.

Haalandi nga ana tjetër përfaqëson gjysmën tjetër të medaljes  në këtë Ligë Kampionësh. Sulmuesi norvegjez, me fizikun e tij prej ‘robokopi’ dhe gjestet e tij akrobatike, vlerësohet për një lexim të rafinuar të rolit: në zonë nuk fal, por gjithashtu arrin të ndikojë tek krahët dhe lëvizjet.

Moderniteti dhe fuqia, inteligjenca dhe shkathtësia. Ai e tërhoqi me vete Borussia Dortmundin në çerekfinale dhe do të largohet në verë: Real Madridi e pëlqen, ashtu si Mbappénë, dhe është pjesë e ëndrrave të Laportës, i sapozgjedhur president i Barcelonës.

Tags: epokëerling halandfutbollkilian mbape

TË LIDHURA

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

21:33 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Berisha: Rama e ka kthyer policinë në bandë, në 21 janar qëlloi garda

“T’i pritet dora kush prek votën”/ Berisha komenton deklaratën e Metës

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, i vihet eksploziv makinës së prokurorit (Emri)

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, i vihet eksploziv makinës së prokurorit (Emri)

Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset 34-vjeçari

I shpërthyen makinën/ Kush është prokurori Arjan Muça (Detaje)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com