Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mayer: Personat mbi 45 vjeç, të vërtetojnë pensionin para ardhjes në Gjermani

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Mayer: Personat mbi 45 vjeç, të vërtetojnë pensionin para ardhjes në Gjermani

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Gjermani, Stephan Mayer shpjegon për “DW” dallimet mes ligjit të ri për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe Rregullores së mëparshme për Ballkanin Perëndimor.

Deutsche Welle: Zoti Mayer, çfarë të rejash sjell ligji i ri i fuqisë punëtore që hyn në fuqi më 1 mars 2020?

Stephan Mayer: Në fokus të ligjit për fuqinë punëtore të kualifikuar janë forca pune nga vendet jashtë BE. Jam i bindur, se Gjermania sot ka një ligj imigrimi të orientuar nga e ardhmja dhe modern.

Por kemi një mungesë gjithnjë e më të ndjeshme të fuqisë punëtore, në shumë sektorë, prandaj duhet të hapemi kundrejt vendeve jo-anëtare të BE, për sa i përket ardhjes në Gjermani me qëllim të kërkimit të punës apo vendit të kualifikimit.

Për herë të parë me këtë ligj të imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar krijohet edhe një nocion i njësuar – Këtu heqim dorë nga parimi bazë i dikurshëm i verifikimit, se kush ka prioritet për vendin e punës, një i papunë nga BE apo Zvicra. Edhe lista e profesioneve me mungesë punëtorësh hiqet me ligjin e ri e me disa përjashtime shtrihet në të gjitha profesionet.

Çfarë do të thotë “fuqi e kualifikuar”? Prej cilit nivel arsimimi vlen ky kategorizim?

Parimisht për ne kualifikimi profesional mund të shihet si shkollimi akademik. Kush ka përfunduar në vendin e tij një shkollim profesional të krahasueshëm me standardet gjermane, mundet tani të vijë në Gjermani me kushte të përmirësuara për qëllim të fillimit të punës, apo në sektorë të caktuar edhe të kërkojë punë. E rëndësishme në këtë kontekst është që personat të kenë njohuri të mira të gjermanishtes.

Në disa sektorë mjaftojnë njohuritë bazë të gjuhës gjermane, por ne jemi të interesuar veçanërisht për forca të kualifikuara punëtore, që nevojiten në Gjermani, veçanërisht në grupe të caktuara të profesioneve, si për shembull në sektorin e IT-së.

Si dhe kur kontrollohet nëse shkollimet e huaja dhe njohuritë e gjermanishtes mjaftojnë?

Për ne ka një rëndësi të veçantë, që verifikimi i kushteve paraprake për të ardhur në Gjermani të bëhet para hyrjes në vend, përmes përfaqësive tona si ambasadat apo konsullatat e përgjithshme.

Përmbushja e kritereve duhet të jetë vërtetuar pra para ardhjes në Gjermani. Por në ligjin e ri ekziston edhe mundësia e kualifikimit të mëtejshëm, edhe nëse disa kompetenca apo kushte të caktuara nuk janë ende si duhet, mundet me kuadrin e ri ligjor që të arrihen në Gjermani kualifikime të caktuara.

Përfaqësitë e huaja që tani janë të mbingarkuara në kuadër të Rregullores së Ballkanit, atje pret më shumë se një vit për një orar. A ka ndryshime në këtë drejtim – a e pengojnë njëri-tjetrin Rregullorja e Ballkanit dhe ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore?

E ashtuquajtura Rregullore e Ballkanit që lidhet me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor përfundon në fund të vitit 2020, ajo nuk ka lidhje me ligjin e ri të fuqisë punëtore. Tani nuk është përcaktuar, nëse kjo rregullore do të zgjatet. Dua të theksoj, që në disa përfaqësi në Ballkanin Perëndimor ke situatën, ku pritja është shumë e gjatë.

Përvojat e tanishme tregojnë, se pjesërisht në kuadër të kësaj rregulloreje nga Ballkani Perëndimor kanë ardhur persona me kualifikim të ulët, në masë të madhe edhe persona në moshë.

Kjo të bën të dyshosh, se me këtë lidhen në të ardhmen edhe pagesa sociale të shtetit gjerman në moshën e pensionit për Gjermaninë. Por deri tani nuk ka një pozicion të përcaktuar të qeverisë gjermane, nëse, kur e si do të zgjatej kjo rregullore e Ballkanit Perëndimor përtej 2020-s.

Ka një rregullore të re për punëtorët më të vjetër se 45 vjeç. A mundet që ta shpjegoni këtë?

Në procedurat parlamentare lidhur me ligjin për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, është bërë një saktësim, që personat mbi 45 vjeç duhet që të vërtetojnë më parë, se e kanë të siguruar në vendin e tyre pretendimin për pension.

Mundësia e dytë është kufiri i rrogës, që duhet të arrijnë ata, pra, ata duhet të kenë të paktën një rrogë afër 3600 euro në muaj.

Ne duam të pengojmë që në valën e ardhjes së fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani personat mbi 45 vjeç të vijnë në Gjermani dhe pas disa vitesh pastaj të bëhen barrë për sistemin social gjerman. Jam i bindur, se kjo është një rregullore e drejtë.

A u bë ky saktësim pas përvojës me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor?

Arsyeja nuk është vetëm tek Rregullorja e Ballkanit Perëndimor, por edhe kjo luan rol. Shumë deputetë kanë shprehur shqetësimin, se gjithnjë e më shumë vetë do të hyjnë në sistemin social gjerman, nëse 45 vjeçarët pa pretendime pensioni në vendin e tyre dhe pa të ardhura minimale vijnë të jetojnë në Gjermani.

Bisedën e zhvilloi Nenad Kreizer.

Stephan Mayer (46) është Sekretar Shteti në Ministrin e Punëve të Brendshme në Gjermani.

Tags: gjermanimayerpensionpersona

TË LIDHURA

Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi
Bota

Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi

13:36 | 28/06/2025
Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur
Bota

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

13:33 | 28/06/2025
Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh
Bota

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:31 | 28/06/2025
Next Post
Parashikimi i motit, zbuloni surprizat e ditës së sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

“Tronditet Vlora”. Shpërthim i fuqishëm tritoli, shkrumbohet makina e prokurorit

“Tronditet Vlora”. Shpërthim i fuqishëm tritoli, shkrumbohet makina e prokurorit

“Betim para noteres”, PS-ja propozon ndryshime për të shmangur presidentin Meta

VOA: Konflikti për emërimet në Kushtetuese drejt Komisionit të Venecias

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi
Bota

Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi

by mirseda
13:36 | 28/06/2025
0

Irani po zhvendos pjesë të industrisë së tij ushtarake, përfshirë prodhimin e raketave balistike dhe dronëve, në...

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

13:33 | 28/06/2025
Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:31 | 28/06/2025
Abuzimi me tenderët e UBT/ SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 28 pedagogë

Abuzimi me tenderët e UBT/ SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 28 pedagogë

13:29 | 28/06/2025
Forumi Global, Balluku në Stamboll: Shqipëria në nivel të ri me projektet ambicioze të porteve

Forumi Global, Balluku në Stamboll: Shqipëria në nivel të ri me projektet ambicioze të porteve

13:26 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com