Stomatologia Olesia Duka e akuzuar nga prokuroria e Durrësit për veprën penale të “Mashtrimit më shuma të mëdha”, është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 vjet e 8 muaj burg.
Nga të dhënat e mbledhura në funksion të hetimeve ka rezultuar e provuar se Olesia Duka për gjatë periudhës nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017 ka mashtruar një numër të konsiderueshëm personash, duke ju marrë atyre nëpërmjet mashtrimit shuma të konsiderueshme parash.
Vlerat totale e parave që Duka ju ka vjedhur 14 personave kallëzuesve në total janë 2.733.049 euro. Këto detyrime pjesërisht janë të dokumentuara me dokumente noteriale (kontratë huaje, deklarata noteriale), pjesërisht me kontrata të thjeshta huaje ndërmjet palëve, pjesërisht me dokumente të thjeshta dore, pjesërisht vetëm nga kallëzimet e të dëmtuarve dhe dokumente të tjera provuese, me anë të mandat pagesave, me kartela financiare, komunikime midis palëve, përgjime telefonike,etj.