Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Mashtrimi me tollonat e “Gulf-it”, gjykata jep vendimin, autorët në arrati  

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Mashtrimi i “Gulf”, pse po hetohen administratori dhe menaxheri

Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata e kryeqytetit ka dhënë masën e “arrestit në burg” në mungesë për shtetasin Alban Aliko me detyrë ish-menaxheri kryesor i kompanisë së naftës “Gulf”.

Ky vendim vjen dy muaj pasi prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për skemën e mashtrimit disa milion euro të kompanisë së naftës “Gulf” me shitjen e tollonave të naftës. Veç Alikos, caktimi i masës së “arrestit në burg” është dhënë dhe për shtetasin gjeorgjian Irakli Svanidze, që mbante detyrën e administratorit të kompanisë.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se pas administrimit të shumë kallëzimeve penale dhe verifikimit në teren, pak kohë më parë i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg”, për dy personat e sipërcituar, ndaj të cilëve njësia hetimore “Task-Forcë” po kryen hetime për akuzën e “Mashtrimit më shumë se një herë”. Tashmë dy personat, janë zyrtarisht në kërkim policor, pasi vendimi i gjykatës së Tiranës, i është dërguar policisë për ekzekutim.

Mashtrimi ndodh brenda 4 ditëve: Sipas prokurorisë mashtrimi i qindra binzeseve dhe qytetarëve të ndryshëm me shitjen e tollonave, ka ndodhur brenda një periudhë katër ditore.

Nga verifikimet e bëra prokuroria e Tiranës ka konstatuar se shitja e tollonave të naftës në masë të madhe dhe me çmim tepër të ulët që varionte nga 125 deri në 130 lekë për litër,ka nisur që prej datës 15 prill 2018.

Superoferta e “Gulf” ka vijuar të ekzistojë edhe për katër ditë të tjera, deri në datën 19 prill, kur gjithçka është ndaluar, ku një ditë më vonë shoqëria “Gulf” ka shpallur falimentin në të gjitha pikat e ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar.

Në fakt gjithçka duket se ka qënë e inskenuar, pasi jo pa qëllim dhe administratori i kompanisë “Sun Petroleum Albania” që kishte në pronësi karburantet e “Gulf”, në datën 18 prill 2018 ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj firme dhe është larguar jashtë Shqipërisë.

Mësohet se brenda afatit 4 ditor në pikat e shitjes së naftës, janë shitur mijëra tollona, ndërkohë ka pasur biznese që kanë porositur deri në 20 milion lekë tollona.

Mësohet se hetimi i akuzës së kryeqytetit është përqëndruar dhe tek verifikimin e depozitave të naftës që kompania “Gulf” grumbullonte sasinë që importonte nga jashtë. Sipas burimeve këto depozita gjatë periudhës 15 prill deri në 19 prill 2018 kanë qënë bosh.

Sipas tyre “jemi përballë një skeme klasike të mashtrimit”. Kjo pasi menaxheri kryesor i kësaj kompanie Albano Aliko dhe administratori gjeorgjian Irakli Svanidze, kanë shitur tollona nafte në një kohë kur kompania që ata drejtonin nuk kishte gjendje nafte në depozitat e tyre.

Për më tepër prokuroria e Tiranës është duke verifikuar dhe konfliktet e brendshme të kësaj kompanie pasi ka dyshime se përfaqësuesit shqiptarë kanë dashur ti lenë këtë detyrim financiar të akumuluar në vite, përfaqësuesve kryesorë të Gulf-it në SHBA./Shqiptarja.com

Tags: “Gulf-it”arratiautoretGjykatamashtrimitollonatVendimin

TË LIDHURA

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Next Post
Video+Emri/“Basti i Fundit” i bën gropën bosit nga Kavaja

Video+Emri/“Basti i Fundit” i bën gropën bosit nga Kavaja

Po iu mashtrojnë për vizat? Ambasada e SHBA jep njoftim e rëndësishëm

Po iu mashtrojnë për vizat? Ambasada e SHBA jep njoftim e rëndësishëm

Video/Demi Rose i vë ‘flakën’ rrjetit

Video/Demi Rose i vë 'flakën' rrjetit







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

by mirseda
08:26 | 20/12/2025
0

Negociatorët amerikanë do të takohen sot me zyrtarë rusë në Florida për bisedimet e fundit që synojnë...

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com