Kanë shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Vetëm për vitin 2016 rastet e mashtrimit financiar.
prokuroria ka hetuar në total 1350 raste të kësaj vepre penale, me një rritje prej 33% krahasuar me një vit më parë.
Rritje kanë shënuar edhe dënimet e dhëna për mashtrim. Sipas prokurorisë, në vitin 2016 janë dënuar për këtë vepër 534 persona, me një rritje prej 23% krahasuar me një vit më parë, kur numri total i të dënuarve arriti 433.
Sipas Kodit Penal, në këtë vepër përfshihen skemat piramidale, manipulimi I tregut, mashtrimet me sigurimet apo falsifikimi i markave zyrtare.
Pjesa më e madhe e mashtrimeve kanë ndodhur në Tiranë, ku janë regjistruar 51% e rasteve, ndërkohë që numër të madh hetimesh kanë shënuar Durrësi, Elbasani Vlora e Shkodra, shkruan Scan
Bie në sy se 57.9% e të pandehurve për veprën e mashtrimit janë me arsim 9 vjeçar. 34.1% e tyre janë me arsim të mesëm dhe vetëm 8% me arsim të lartë. 2% e të pandehurve rezultojnë të punësuar në sektorin publik, 18% në sektorin privat.
Pjesa dërrmuese e të pandehurve për mashtrim rezultojnë të regjistruar sit ë papunë.