Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Masakroi barbarisht kunatën/ Autori: M’u errën sytë, më pas fjeta

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Masakroi barbarisht kunatën/ Autori: M’u errën sytë, më pas fjeta

Enkeleda Çapoku, 38 vjeçe, e cila u vra nga kunati i saj të enjten, pak para mesnate, është goditur disa herë më shkop dhe thikë në prezencë të nënës dhe vajzës së saj. Në materialin që Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori, renditen ndër të tjera, akti i ekspertimit mjeko-ligjor, dëshmitë e të afërmve të autorit të dyshuar, Erdet Çapoku, të dëshmitareve okulare, si dhe dëshmia e vetë të dyshuarit pas arrestimit.

Sipas këtij materiali, rezulton se mes viktimës dhe autorit të dyshuar kishte pasur një konflikt, për të cilin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i Enkeledës, që aktualisht ndodhet në burg për trafik droge. Këtë fakt e ka pohuar kunati tjetër i viktimës, Ervin Çapoku, i cili është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore.

Ai ka deklaruar se në fund të dhjetorit, është takuar në burg me vëllain e tij, bashkëshortin e viktimës, dhe ky i fundit i ka kërkuar që t’i fliste vëllait tjetër, autorit të dyshuar, pasi kishte frikë se mos bënte ndonjë skandal. Duke i kërkuar që t’i thoshte Erdet Çapokut se nuk kishte punë me gruan e tij.

Nga ana tjetër, edhe kushëriri i të dyshuarit, në shtëpinë e të cilit ai është strehuar pas krimit, ku edhe është arrestuar ditën e premte, ka treguar rrethanat se si ai ka shkuar në shtëpinë e tij. Ndërsa ka shtuar se ai nuk e dinte, ose të paktën kështu ka pretenduar, se e kishte vrarë kunatën. Apostol Bitika ka deklaruar ndër të tjera se i ka dhënë lajmin për vdekjen e Enkeledës në telefon dhe Erdeti është shprehur: “Pse, ka vdekur ajo?”.

Vetë autori i dyshuar i krimit, ka deklaruar se e ka goditur disa herë kunatën me bishtin e një sqepari dhe me thikë, por nuk e mbante mend sa herë. Më poshtë, pjesë nga materiali që Policia ka referuar në Prokurorinë e Tiranës.

MATERIALI HETIMOR QË POLICIA KA REFERUAR NË PROKURORINË E TIRANËS 

Më datë 09 janar 2020, rreth orës 23:40, jemi njoftuar nga salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në zonën e Paskuqanit është goditur me sende të forta dhe ka ndërruar jetë shtetësja Enkeleda Hariz Çapoku, lindur më 27.12.1980, në Tiranë dhe banuese në Paskuqan, Tiranë.

Pas marrjes së këtij njoftimi, menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar një patrullë e Komisariatit nr.5, që ndodhej duke patrulluar zonën, të cilët kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, si dhe janë ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore dhe dytësore, me qëllim kapjen e autorit të veprës penale.

I është marrë deklarim paraprak në vendin e ngjarjes shtetases Xhevahire Mehmet Fjolla, lindur më 01.03.1959, në Farkë dhe banuese në Paskuqan Tiranë, nëna e shtetases Enkeleda Çapoku, e cila ka qenë dëshmitare e ngjarjes, si dhe shtetases S. Çapoku, lindur më 17.08.2001, e bija e Enkeledës. Të dyja dëshmitaret kanë deklaruar se autor i ngjarjes ishte shtetasi Erdet Mitat Çapoku, lindur në Përmet, më 20.03.1985, dhe banues në Paskuqan, kunati i shtetases Enkeleda (vëllai i bashkëshortit).

AKTI I EKSPERTIMIT MJEKO-LIGJOR

Kufoma ka konstrukt të rregull me gjatësi shtati 160 cm. Nuk vërehen në dukje dhe në prekje dëmtime apo thyerje të kockave. Ka të veshur një triko, golf, ngjyrë vishnje, ku në pjesë e përparme në anën e majtë të saj ka një dëmtim mekanik, sutjena sintetike me ngjyrë blu, ana e majtë e së cilës ka një dëmtim mekanik. Në pjesën e poshtme të trupit ka veshur një palë tuta më ngjyrë të zezë me dy vija të bardha anash, mbathje sintetike me fushë të zezë me disa rrathë të rrumbullakët përsipër.

Vërehet një plagë, e cila fillon në anën e majtë të hundës poshtë duke e ndërprerë hundën në dy pjesë tej për tej, me drejtim nga ana e majtë në të djathtë duke përfunduar me një gërvishtje në skajin e jashtëm të syrit. Kafazi i kraharorit ka trajtë cilindrike, është simetrik vërehet një plagë në anën e majtë të sipërme të gjoksit, mbi gjirin e majtë në kuadratin e sipërm mbi thithkën e gjirit. Plaga ka vendosje horizontale në trajtë të një trekëndëshi me bazë nga ana e majtë, e cila ka përmasa 1.2 cm, ndërsa maja është nga ana e majtë e trekëndëshit me kënd të ngushtë të mprehtë.

Plaga ka gjatësi 5 cm, buzë të rregullta, të cilat janë spostuar 1.5 cm. Barku poshtë gjoksit paraqet një plagë në kuadratin e poshtëm të majtë, e cila ka trajtë trekëndësh me vendosje horizontale me bazë djathtas. Baza ka përmasa 1.2 cm, plaga ka gjatësi 4 cm dhe buzët janë të rregullta, plaga depërton në thellësi të kavitetit. Në shpinë, në anën e djathë, vërehet një gërvishtje me përmasa 0.6 – 0.5 cm. Ka një plagë në krahun e majtë me vendosje horizontale. Dëmtime të tjera nuk u vërejtën në trupin e shtetases Enkeleda Çapoku.

DESHMIA E TE AFERMVE TE AUTORIT

I është marrë deklarim shtetasit Ervin Mitat Çapoku, lindur më 30.03.1987, në Përmet, dhe banues në Tiranë, vëllai i shtetasit Erdet, i cili, ndër të tjera, ka deklaruar se: “Më datë 27.12.2019, unë kam shkuar për të takuar vëllain që është në burg, Elton Çapokun, me të cilin kemi biseduar për konfliktin që nusja e Eltonit, Enkeleda, kishte me vëllai tonë, Erdetin. Eltoni më tha: ‘Foli Erdetit, se ai nuk ka punë me gruan time’, dhe se Enkeleda e dinte vetë se çfarë bënte. ‘Foli, se mos na bën ndonjë skandal apo proçkë me Enkelejdën’, më ka thënë vëllai në burg.

I është marrë deklarim edhe shtetasit Apostol Bitika, i cili është kushëriri i Erdet Çapokut (djali i dajës), ku ka shkuar për të fjetur pas ngjarjes. Apostol Bitika ka deklaruar ndër të tjera se i ka dhënë lajmin për vdekjen e Enkeledës në telefon dhe Erdeti është shprehur: “Pse, ka vdekur ajo?” Erdet Çapoku, natën e vrasjes ka shkuar për të fjetur te banesa e Apostolit ku derën ia ka hapur një shok i tij, i cili është shprehur se Erdeti i kishte kërkuar që të linte biçikletën diku ku nuk shihej dhe e ka lënë në katin e dytë.

DESHMIA E AUTORIT TE DYSHUAR TE VRASJES

Pas arrestimit nga ana e shërbimeve të Komisariatit nr.4, në zonën e Laprakës, Erdet Çapoku është transportuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku i është marrë deklarim si autor i dyshuar i vrasjes. Ndër të tjera, shtetasi Erdet Çapoku ka deklaruar se: “Ditën e djeshme (e enjte), unë kam lënë punën pasdreke, kam shkuar në banesën ku jetoj me qira, janë ndërruar, kam dalë tek ‘Ura e Ngushtë’, në anën e Laprakës. Piva kafe, u ktheva në shtëpi, kam marrë një bisht druri sqepari, që e kisha në shtëpi, e mbaja si masë mbrojtëse, mora një thikë, që e kisha në banesë. Dola, shkova tek ‘Ura e Ngushtë’, te lokali në anën e Paskuqanit, piva një birrë, një raki deri sa shkoi ora 23:30 dhe jam nisur për te banesa e kunatës sime Enkeledës. Kam parë rrotull, nuk kishte njeri, i kam rënë derës me sup dhe u futa brenda, pasi e dija që shuli nga brenda ishte i dobët dhe kam shkuar direkt te krevati te dhoma e gjumit. Unë e dija që Xhevahire Fjolla flinte te krevati tek dhe Enkeleda me vajzën te krevati dopio. Kam qëlluar me shkopin e drunjtë një herë në krahë Xhevahiren, që të mos ngrihej, pastaj kam goditur në fillim me shkop e drunjtë Enkeledën dhe kur ajo reagoi, u ngrit, mua m’u errën sytë dhe kam nxjerrë nga brezi thikën dhe e kam goditur pa e ditur se ku, disa herë. Por se sa, nuk e kujtoj. Pastaj kam dalë, kam marrë biçikletën, kam shkuar tek ‘Ura e Ngushtë’ dhe kam dalë në Laprakë. Kam shkuar te banesa e shtetasit Apostol Bitika, që e kam djalë daje, rreth mesnatës. Nuk i kam treguar se çfarë kisha bërë dhe jam shtrirë direkt për të fjetur. Jam ngritur rreth orës 09:30. Në orën 12:30 erdhi Policia te banesa e kushëririt dhe më morën. Kaq kam për të deklaruar”. /Panorama

 

 

 

Tags: Enkeleda ÇapokuErdet Mitat Çapokuprokurori

TË LIDHURA

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

23:42 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore
Aktualitet

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD

22:31 | 17/05/2025
Next Post
E vrau teksa flinte, gjykata merr vendimin për 34-vjeçarin

E vrau teksa flinte, gjykata merr vendimin për 34-vjeçarin

Protesta ndaj qeverisë në Iran dhe thirrje kundër udhëheqësit suprem

Protesta ndaj qeverisë në Iran dhe thirrje kundër udhëheqësit suprem

Komisioneri për Zgjerim në BE viziton Tiranën

Komisioneri për Zgjerim në BE viziton Tiranën

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com