Aktualitet

E vrau teksa flinte, gjykata merr vendimin për 34-vjeçarin


               Publikuar në : 14:32 - 12/01/20 M S

Lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur ditë më parë në zonën e Paskuqanit, ku 34-vjeçari Erden Çapoku masakroi kunatën e tij, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjykata vlerësoi se ka prova të mjaftueshme, që i dyshuari ka vrarë 38-vjeçaren.

Autori i krimit e goditi disa herë me shkop dhe thikë kunatën e tij, Enkeleda Çapoku, bashkëshorti i së cilës ndodhet në burg i akuzuar për “shitje narkotikësh”.

Erden Çapoku tha se ka qenë i alkoolizuar natën që kreu vrasjen makabre.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT