Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Masakra e përgjakshme në Angli, qëlloi për vdek*e 5 persona

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Masakra e përgjakshme në Angli, qëlloi për vdek*e 5 persona

Jake Davison është identifikuar si autori që u mori jetën 5 personave në Plymouth të Anglisë. Masakra ndodhi të enjten. Si pasojë e sulmit të ndodhur të enjten pasdite, tre gra dhe dy meshkuj mbetën të vrarë. Policia e cilësoi ngjarjen si më të rëndën (që s’ka lidhje me terrorizmin). Sipas raportimeve, katër nga viktimat ndërruan jetë në vend ndërsa i pesti në spital. Dyshet se një prej tyre ishte i mitur.

Tre femra dhe dy meshkuj u qëlluan në zonën Keyham të qytetit. Një deputet ka thënë se një prej viktimave ishte një fëmijë.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në Biddick Drive pak pas orës 18:00 të enjten. “Zona është e rrethuar dhe policia nuk po kërkon askënd tjetër në lidhje me incidentin”.

Kryeministri Boris Johnson shkroi në Twitter: “Mendimet e mia janë me miqtë dhe familjen e atyre që humbën jetën dhe me të gjithë ata që u prekën nga incidenti tragjik në Plymouth mbrëmë. Falenderoj shërbimet e urgjencës për përgjigjen e tyre”.

Deputeti Luke Pollard shtoi se ishte “plotësisht i shkatërruar”, kur mësoi se një nga të vrarët ishte një fëmijë. Njerëzve iu kërkua të qëndrojnë brenda dhe të ndjekin këshillat e policisë, ndërsa shërbimet e urgjencës u përgjigjën.

Ekipi mjeko-ligjor në vendin e ngjarjes në Keyham, Plymouth

Dëshmitari okular Sharron, i cili jeton aty pranë dhe nuk dëshiron të japë emrin e plotë, tha se ajo që ndodhi ishte “e tmerrshme dhe aq e trishtueshme”.

“Së pari, pati një britmë, e ndjekur nga të shtëna armësh – tre ndoshta katër për të filluar”, tha ajo.

“Kjo ishte kur sulmuesi goditi në derën e një shtëpie, dhe filloi të qëllonte rastësisht. Ai iku nga shtëpia duke qëlluar ndërsa vraponte dhe vazhdoi të gjuante mbi disa persona në parkun linear nga makina”. Ajo tha se “sulmuesi vazhdoi përgjatë Avenue Royal Navy ende duke qëlluar”.

Sekretari i mbrojtjes Ben Wallace: “Ne kemi përjashtuar terrorizmin që qëndron pas kësaj”. Sekretarja e Brendshme, Priti Patel shkroi në Twitter: “Incidenti në Plymouth është tronditës, dhe mendimet e mia janë me të prekurit. Unë kam folur me shefin e policisë dhe kam ofruar mbështetjen time të plotë. Unë i bëj thirrje të gjithëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin këshillat e policisë dhe të lejojnë shërbimet tona të urgjencës të vazhdojnë punën e tyre”.

Ambulanca të shumta morën pjesë në vendngjarje, përfshirë nga Devon dhe Cornwall. Johnny Mercer, deputet për Plymouth Moor View, e përshkroi ngjarjen e së enjtes si “tragjike” dhe “shkatërruese”.

Ai tha: “Kishte disa aspekte mjaft traumatike për këtë incident, dhe si komunitet tani duhet të mblidhemi dhe të përpiqemi ta kuptojmë sa më shumë që mundemi”.

‘Dhimbje dhe trauma’

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se kishte folur me sekretarin e brendshëm dhe ishte i sigurt se situata ishte “në dorë”. “Unë mendoj se është një ngjarje shumë e trishtuar dhe tragjike dhe mendimet e mia janë me familjet që kanë të afërm dhe miq që kanë humbur jetën”.

Policët në vendngjarje

Policia do të lëshojë informacione të mëtejshme mbi ngjarjen e së enjtes. Udhëheqësi i Këshillit Bashkiak të Plymouth, Nick Kelly tha se asgjë në “kujtesën e tij” nuk krahasohet me të shtënat.

Ai tha: “Sot qyteti ynë është në zi dhe zemra ime shkon për të gjithë ata që preken drejtpërdrejt nga ky incident. “Ndërsa ne nuk i kemi ende të gjitha detajet, ne e dimë se kjo është një tragjedi tronditëse që do të ketë ndikim jo vetëm në familjet e viktimave, por njerëzit që jetojnë në këtë lagje dhe qytet”.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: angliJake Davisonmasaker

TË LIDHURA

Grabitja në Luvër: ADN-ja në jelek të verdhë, shpresa e vetme për kapjen e autorëve
Bota

Grabitja në Luvër: ADN-ja në jelek të verdhë, shpresa e vetme për kapjen e autorëve

18:08 | 20/10/2025
Kremlini: Putin zgjodhi Budapestin për shkak të marrëdhënies së ngrohtë Orban–Trump
Bota

Kremlini: Putin zgjodhi Budapestin për shkak të marrëdhënies së ngrohtë Orban–Trump

17:55 | 20/10/2025
Kurz për paqen në Ukrainë: Zgjidhja kërkon kompromise që s’do t’u pëlqejnë të gjithëve
Bota

Kurz për paqen në Ukrainë: Zgjidhja kërkon kompromise që s’do t’u pëlqejnë të gjithëve

17:42 | 20/10/2025
Next Post
Tenderat/Koçi: Në lojë edhe Saliu, me 200 mijë euro fshin prapan*cën e tij

Tenderat/Koçi: Në lojë edhe Saliu, me 200 mijë euro fshin prapan*cën e tij

Hristo Stoichkov: Historia e Messit është një gënjeshtër e madhe

Hristo Stoichkov: Historia e Messit është një gënjeshtër e madhe

“Nëse ke nevojë për diçka, këtu më ke”, talenti 17-vjeçar surprizon Messin

“Nëse ke nevojë për diçka, këtu më ke”, talenti 17-vjeçar surprizon Messin







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Grabitja në Luvër: ADN-ja në jelek të verdhë, shpresa e vetme për kapjen e autorëve
Bota

Grabitja në Luvër: ADN-ja në jelek të verdhë, shpresa e vetme për kapjen e autorëve

by mirseda
18:08 | 20/10/2025
0

Grabitje spektakolare brenda vetëm 7 minutash ka ndodhur në muzeun më të famshëm në botë, Luvrin, në...

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kremlini: Putin zgjodhi Budapestin për shkak të marrëdhënies së ngrohtë Orban–Trump

Kremlini: Putin zgjodhi Budapestin për shkak të marrëdhënies së ngrohtë Orban–Trump

17:55 | 20/10/2025
Kurz për paqen në Ukrainë: Zgjidhja kërkon kompromise që s’do t’u pëlqejnë të gjithëve

Kurz për paqen në Ukrainë: Zgjidhja kërkon kompromise që s’do t’u pëlqejnë të gjithëve

17:42 | 20/10/2025
Ministri i Jashtëm i Hungarisë do të vizitojë nesër Uashingtonin, zbardhen detajet

Ministri i Jashtëm i Hungarisë do të vizitojë nesër Uashingtonin, zbardhen detajet

17:13 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com