Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Martesat në kohë pandemie

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
Martesat në kohë pandemie

Si për pothuajse çdo aspekt të jetës, pandemia e koronavirusit ka ndikuar edhe në ceremonitë martesore.

Shumë çifte amerikane u detyruan të anulojnë dasmat e tyre, për të shmangur përhapjen e virusit në tubime të mëdha. Por jo të gjithë ndoqën këtë rrugë. Disa të tjerë po i mbajnë ato, megjithëse me shumë më pak të ftuar.

Ashley Schaar dhe Austin Butterfield kishin planifikuar që këtë moment ta ndanin me shumë familjarë e miq.

Por, COVID-19 pamundësoi këto plane.

Ndryshe nga shumë amerikanë që anuluan ceremonitë ose ndërruan datën, çifti nga Miçigani zëvendësoi dasmën me një mini-dasmë të re, me vetëm pesë të ftuar.

“Ishte e përkryer. Ndonëse kishim planifikuar dasmë shumë të madhe, kjo ceremoni doli të jetë gjithçka që kam dashur. Nuk mund të jem më e lumtur se kaq”, tha Ashley Butterfield, e martuar.

Sipas të dhënave në faqen e planifikimit të dasmave “The Knot”, përpara se pandemia të ndryshonte jetët e njerëzve, 20 deri në 30 mijë dasma janë mbajtur çdo fundjavë në Shtetet e Bashkuara.

Ata thonë se më shumë se 55 mijë dasma ishin planifikuar për prill, maj dhe qershor të këtij viti.

Faqja njofton se në nivel vendi, 93 për qind e çifteve po ndryshojnë datat, ndërsa vetëm 7 për qind po i anulojnë ato.

Përpara pandemisë dasmat me 130 të ftuar kushtonin afër 34 mijë dollarë.

Ndërsa një dasmë e vogël si kjo në fermën “Zingerman’s Cornman” kushton vetëm 2 mijë dollarë.

“Mësuam për dasmat e vogla pasi kërkuam në google, pas panikut që na kaploi nga anulimi i dasmës që kishim planifikuar për në dhjetor. Ndihemi me fat që gjetëm vend sepse kërkesat ishin të shumta”, tha e sapomartuara Ashley Butterfield.

Por çifti shqetësohet se ç’mendojnë të ftuarit që ishin parashikuar për dasmën e madhe.

“Shumë familjarë dëshironin të ishin me ne dhe nuk e kuptonin se dasma e vogël nënkupton tubim shumë i vogël. Por pasi të shohin fotografitë besoj se do ta kuptojnë dhe do të jenë të lumtur për ne”, tha Ashley Butterfield.

Dasma e vogël në fermë zgjati një orë e gjysmë.

Çmimi përfshinte altarin, lulet, fotografitë, ceremoninë e kurorëzimit, ëmbëlsirën dhe shampanjën.

Çifti kishte të drejtë të ftonte jo më shumë se tetë pjesëmarrës, shkruan “Voa”.

Tags: koronavirusMartesatpandemi

TË LIDHURA

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini
Aktualitet

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini

14:31 | 24/02/2026
Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?
Kuriozitete

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Next Post
Tensionet tek Inter, Conte mendon largimin

Tensionet tek Inter, Conte mendon largimin

Sekuestrimi i pasurisë së Ndroqit/ PD: Dyshime për mënyrën dhe kohën kur u veprua

Sekuestrimi i pasurisë së Ndroqit/ PD: Dyshime për mënyrën dhe kohën kur u veprua

“Janë të paligjshme”, gjykata italiane anulon gjobat gjatë karantinës

“Janë të paligjshme”, gjykata italiane anulon gjobat gjatë karantinës







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

President nga populli, Komisioni i Legjislacionit miraton nismën e Vjosa Osmanit
Kosovo

President nga populli, Komisioni i Legjislacionit miraton nismën e Vjosa Osmanit

by mirseda
20:54 | 05/03/2026
0

Komisioni për Legjislacion ka kaluar amendamentet e presidentes Vjosa Osmani për ndryshimin e mënyrës se si zgjidhet...

Bombarduesit iranianë rrëzohen pak para sulmit ndaj bazës amerikane në Katar

Bombarduesit iranianë rrëzohen pak para sulmit ndaj bazës amerikane në Katar

20:47 | 05/03/2026
Macron: Do dërgojmë automjete të blinduara në Liban për të shmangur luftën

Macron: Do dërgojmë automjete të blinduara në Liban për të shmangur luftën

20:30 | 05/03/2026
Kosovë/ Kalojnë në Komision amandamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

Kosovë/ Kalojnë në Komision amandamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

20:11 | 05/03/2026
LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend

19:27 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com