Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Mars-Prill 1944, kur Balli Kombëtar u propozoi grekëve bashkimin në një federatë

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Mars-Prill 1944, kur Balli Kombëtar u propozoi grekëve bashkimin në një federatë

Pas kapitullimit të Italisë më 8 shtator 1943, dhe sidomos pas pushtimit gjerman të Shqipërisë disa ditë më vonë, rezistencës kundër pushtuesit të ri, iu shtua dhe forcimi i ambicieve për pushtet politik. Ndërsa komunistët shqiptarë, kishin një bashkëpunim të ngushtë me ata jugosllavë, Balli Kombëtar, që ishte tashmë në një armiqësi të hapur më Frontin Naçional Çlirimtar, synoi të afrohet me nacionalistët grekë, me synim krijimin pas luftës të një federate greko-shqiptare.

Në fillim të vitit 1944, kryetari i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri dërgoi në Greqi gazetarin Dhimitër Fallo, për t’i propozuar palës greke një marrëveshje. Dokumentacioni dhe literatura e deritanishme, japin të dhëna të fragmentarizuara mbi këtë çështje.

Ka një mospërputhje midis dokumentacionit, dhe literaturës në lidhje me iniciatorët e marrëveshjes. Ministri i Jashtëm i qeverisë shqiptare në kohën e pushtimit gjerman, Bahri Omari, kunati i Enver Hoxhës, pohon se qeveria e tij i ishte përgjigjur një propozimi të palës greke, për krijimin e një federate greko-shqiptare.

Ndërkohë diplomati grek Athanasios Krisohu, pretendon se propozimi për një marrëveshje shqiptaro-greke, ishte bërë nga pala shqiptare. Sipas tij, nacionalistët shqiptarë, ishin më të interesuar për të. Në këndvështrimin e tyre, krijimi i një federate apo konfederate greko-turko-shqiptare, do të parandalonte rrezikun komunist apo pansllavizmin në Ballkan.

Kjo vërtetohet dhe nga fakti, që në kohën kur Dhimitër Fallo raportohet të ketë marrë kontaktet e para me personalitetet lokale greke, Rakip Frashëri, djali i Mehdi Frashërit, u dërgua në Turqi me një propozim të ngjashëm. Por Ankaraja, nuk shfaqi asnjë interes për këtë ide.

Misioni i Fallos nisi në shkurtin e vitit 1944. Sipas kujtimeve të Krisohu, menjëherë pasi mbërriti në Selanik, Fallo u takua me gazetarin grek Aleksandër Orollogana, që kishte pranuar të bëhej ndërmjetësi midis tij dhe Fallos. Në javën e parë të shkurtit të vitit 1944, u zhvillua takimi i parë jozyrtar mes Krisohut dhe Fallos. Ky i fundit i paraqiti Krisohut një dokument të hartuar në shqip dhe të përkthyer në frëngjisht, sipas të cilit Dhimitër Falloja, paraqitej si i dërguari zyrtar i qeverisë shqiptare.

Ai e njoftoi Krisohun se në Tiranë, ishte krijuar tashmë një shoqatë shqiptaro-greke, ku merrnin pjesë “shqiptarët më të njohur”, të cilët kishin pranuar idenë e një shteti dualist greko-shqiptar me të drejta të barabarta. Arsyetimi i Fallos, ishte se një federatë e tillë ishte e dobishme si për Shqipërinë, ashtu dhe për Greqinë.

Sipas mendimit të tij, Shqipëria ishte një shtet i vogël dhe i paaftë të vetë-ekzistonte pa ndihmën e një shteti tjetër. Dhe si po shkonin punët, kur dukej se fronti pansllav në Ballkan po rritej, i vetmi shpëtim ishte që Greqia, Shqipëria dhe Turqia, si shtetet josllave të Ballkanit, duhet të bashkoheshin.

Projekti shqiptar pranonte si kufij jugorë ato të 1939-ës, ndërsa kërkonte mbështetjen greke për përfshirjen e Kosovës dhe tokave shqiptare në zonën e Dibrës, në shtetin shqiptar të Pasluftës. Në lidhje me çështjen e minoriteteve, projekti parashikonte që ato të shiheshin “si mjet afrimi, dhe jo largimi mes palëve”.

Për Krisohun, pala shqiptare duhet të plotësonte dy kushte paraprake, në mënyrë që ai t’ia paraqiste këtë propozim qeverisë së tij. Kushti i pare, ishte që pala shqiptare të pranonte “dorëzimin e Vorio Epirit”. Dhe kushti i dytë lidhej me ndalimin, sipas Krisohut, të persekutimit të minoritetit grek. Për kushtin e parë, Fallo premtoi se do ta diskutonte çështjen me anëtarë të komitetit shqiptaro-grek, dhe qeverinë shqiptare.

Në lidhje me çështjen e persekutimit të minoritetit grek, ai sqaroi se minoriteti grek në Shqipëri nuk po përjetonte asnjë lloj persekutimi. Ai e sqaroi diplomatin grek se lufta civile midis komunistëve dhe nacionalistëve, kishte përfshirë edhe jugun e vendit, dhe popullsia pa dallime, po pësonte dëme të rënda për shkak të saj.

Edhe minoriteti grek, ishte i ndarë mes komunisteve dhe nacionalistëve, dhe po vuante pasojat e luftës. Më 7 shkurt 1944, ish-kryeministri shqiptar i mbretit Zog, Koço Kota, shkoi në Selanik nga Athina, ku ishte vendosur pas pushtimit italian të Shqipërisë. Sipas kujtimeve të Krisohut, ai ishte caktuar nga qeveria shqiptare si kryetar i komitetit greko-shqiptar, dhe një nga negociuesit e bashkimit shqiptaro-grek.

Në dëshminë e tij në gjyqin special të komunistëve në vitin 1945, Koço Kota, nuk pranoi të ketë qenë kryetar i delegacionit, por një pjesëmarrës në bisedime si person privat. Madje ai ka mohuar të ketë përfaqësuar në bisedime Partinë e Legalitetit. Më 8 shkurt 1944, Koço Kota, Dhimitër Fallo, Kostandin Godi, Selim Mborja u takuan në shtëpinë e këtij të fundit, me Krisohun dhe Aleksandër Orolloganë.

Të nesërmen Athanasios Krisohu, përpiloi një raport të hollësishëm mbi bisedimet e zhvilluara, dhe ia dërgoi atë qeverisë kuislinge greke të kryesuar nga Joanis Ralis. Ai e njoftonte qeverinë e tij, se kërkesat e përfaqësuesve shqiptarë ishin:”Kombi shqiptar mund të drejtohej drejt këtij bashkimi, për sa kohë që nuk preket dinjiteti dhe krenaria e tij.

Në këtë mënyrë, dispozitat e mundshme për bashkimin ishin këto:a) Një komb i unifikuar, me pavarësi lokale në lidhje me administratën, drejtësinë, edukimin dhe autoritetin politik. b) Politikë të jashtme të unifikuar me atë të Greqisë. c) Mbrojtje kombëtare të unifikuar me një ushtri nën Ministrinë e Luftës së Athinës. d) Një politikë ekonomike, të unifikuar me atë të Greqisë dhe heqjen e tatimeve doganore midis dy vendeve”.

Raporti i Krisohut iu shpërnda edhe partive të tjera greke, si dhe qeverisë greke në mërgim. Sipas diplomatit grek, kryeministri Ralis u shpreh i gatshëm për të vazhduar bisedimet, ndërsa forcat e tjera politike të Greqisë, si dhe qeveria greke në megrim, u treguan shumë mosbesuese ndaj propozimit shqiptar.

Për t’u dhënë bisedimeve një karakter zyrtar, në mesin e muajit maj 1944, nga qeveria e Tiranës dërgohet si anëtar i delegacionit Xhavit Leskoviku, ish-ministri shqiptar në Athinë dhe Berlin. Ai dhe shqiptarët e tjerë, zhvilluar bisedime me disa nga drejtuesit e partive greke, në të cilat nuk morën pjesë as përfaqësues të EDES-it, as ata të EAM-it, forcave të armatosura nacionaliste dhe partizane, që luftonin pushtuesin gjerman.

Në gjyqin special, thuhet se më 17 qershor 1944, Xhavit Leskoviku i ka dërguar Bahri Omarit një raport për t’i shpjeguar fazën e bisedimeve, dhe kërkonte udhëzime brenda 41 ditëve për çfarë duhet bërë me partitë greke, në lidhje me zhvillimet e bisedimeve greko-shqiptare.

Leskoviku, lë të kuptohet se në bisedime është përmendur edhe Vorio-Epiri, dhe se bisedimet mund të kenë ngecur pikërisht në këtë pikë.

Duket se pala greke ushtronte presion që shqiptarët të premtonin, se në shtetin dualist territoret e Shqipërisë së Jugut, të kërkuara nga grekët, do t’i bashkoheshin njësinë greke, gjë që ishte e papranueshme për palën shqiptare. Nga ana tjetër, dëshira e shqiptarëve për t’u bërë pjesë të kësaj federate dhe Turqinë, ishte utopike.

Disa kohë më parë, historiani Mariglen Kasmi, publikoi një dokument nga arkiva gjermane për bisedimet midis Ballit Kombëtar dhe qeverisë greke të përfaqësuar nga Napoleon Zerva, të zhvilluara në Sarandë. Sipas tij, në ato bisedime është diskutuar për shkëmbimin e minoritarëve greke, me komunitetin etnik shqiptar të Çamërisë.

Kasmi, duke iu referuar dokumenteve, pretendon se në qershorin e 1944-s, gjermanët marrin vendim dhe thonë që nëse bie dakord qeveria shqiptare, le të kryhej ky shkëmbim i popullsisë. Në atë moment bisedimet mes shqiptarëve dhe grekëve ndërpriten, pasi qeveria kuislinge në Tiranë, nuk e mbështeti këtë ide./ Përgatiti Tirana Today

Tags: Balli KombetarbashkiminGrekëtnje federatepropozoi

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Studentja ‘rebele’ shkelmon dhe thyen me gurë derën e Universitetit (Video)

Studentja 'rebele' shkelmon dhe thyen me gurë derën e Universitetit (Video)

Berisha mburret me protestën, qytetarët: Sa i paguat ata që dolën sot? (foto)

Berisha mburret me protestën, qytetarët: Sa i paguat ata që dolën sot? (foto)

Zhdukja e Bleona Matës, flet kushërira e saj: Mos më prishni martesën

Zhdukja e Bleona Matës, flet kushërira e saj: Mos më prishni martesën

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com