Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Marrin fund dilemat, shkencëtarët do të ripërkufizojnë kilogramin

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha

Çfarë është një kilogram dhe kush vendos për peshën e tij standarte? Këto pyetje janë vendosur tashmë në qendër të një debati. Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve ruhen në një vend jo shumë të njohur në Francë.

Një kopje e bllokut prej metali që nga viti 1879 ka shërbyer si pika e referimit për t’i treguar botës se sa duhet të jetë saktësisht pesha e një kilogrami.

Por, shumë prej shkencëtarëve shqetësohen se ky cilindër metalik që ruhet aktualisht në një laborator francez, ka realisht më shumë peshë se ç’duhet.

“Kur e nxjerr nga kasaforta nuk është plotësisht i pastër. Procesi i pastrimit dhe përdorimi i cilindrit mund të ndryshojë masën e tij. Pra, nuk është mënyra më e mirë për të përcaktuar masën. Na ka shërbyer gjatë 130 viteve të fundit, por është edhe e vetmja pikë referimi në sistemin tonë të masës”, thotë Ian Robinson, i Laboratorit Kombëtar të Fizikës.

Në Konferencën e Përgjithshme për Peshat dhe Matjet, shkencëtarët pritet të votojnë për t’i dhënë lamtumirën peshës së kilogramit.

Ata do të adaptojnë një sistem të ri matjeje të bazuar në konstantet universale – termi shkencor për gjërat që nuk ndryshojnë, siç është graviteti apo shpejtësia e dritës.

Një kilogram do të vazhdojë të jetë një kilogram, por ashtu si shpejtësia e dritës, nuk do të ndryshojë ndonjëherë.

“Nuk do të ndryshojë më kurrë. U desh shumë debat dhe përpjekje për të arritur në këtë marrëveshje”, thotë zoti Robinson.

Por, përse duhet ndërmarrë ky hap? Arsyeja është se pavarësisht nga niveli i saktësisë së këtij kallëpi në Francë, pesha e tij ka ndryshuar paksa me kalimin e kohës.

Kur inxhinierët merren me peshën në nivele gjithnjë e më të vogla, ky defekt i vogël shndërrohet në një problem të madh. Në gjuhën shkencore kjo quhet “pasiguri”.

Niveli i lartë i pasigurisë mund të ndikojë në saktësinë dhe efektshmërinë e mikroqarqeve të vegjël, si ata që gjenden në telefonat tanë.

“Duhet të jemi në gjendje të bëjmë matje në shkallë të ndryshme, pasi pasiguritë shtohen me shpejtësi”, thotë zoti Robinson.

Sistemi i ri do të thotë se nuk do të ketë më pasiguri dhe shkencëtarët thonë se do t’i çelë rrugën një teknologjie të re më të avancuar në të ardhmen./VOA/

Tags: Dilematfundkilograminmarrinripërkufizojnëshkencëtarët

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Kuriozitete

Raporti/ Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë (dhe e 13-ta në botë)

18:09 | 16/05/2026
Next Post

Rënia e shpejtë e presidentit francez Emmanuel Macron

Rrëzohet propaganda e Ramës, drejtorët emërojnë mësues jashtë portalit

Meta: E kam marr letrën e Sandër Lleshit, do veproj sipas Kushtetutës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Sport

Probleme për Argjentinën, lojtari në dyshim për Botërorin

by mirseda
17:28 | 04/06/2026
0

Probleme për Argjentinën para Botërorit, pasi janë shtuar dyshimet mbi gjendjen fizike të mesfushorit Nico Paz dhe...

Bardhi për Zvërnecin: Rama të tregojë pronarët fundorë të projektit

17:17 | 04/06/2026

“Edhe na po çohena!”/ Shkodra Elektronike i bashkohet protestës për Zvërnecin

17:02 | 04/06/2026

Braçe: Greqia po mban padrejtësisht sigurimet e shqiptarëve

16:58 | 04/06/2026

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon

16:38 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com