Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Marrëveshje me COVAX, por vaksina fillimisht do shkojë në vendet e pasura

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Marrëveshje me COVAX, por vaksina fillimisht do shkojë në vendet e pasura

Shqipëria është në grupin e vendeve që ka firmosur me COVAX, një nismë ndërkombëtare që synon të bashkojë burimet midis kombeve të pasura dhe të varfra, për të siguruar një qasje më të barabartë të vaksinave në të gjithë botën, por shpërndarja reale e vaksinave do të lërë pas vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku bën pjesë vendi ynë.

Forumi Ekonomik Global publikoi një hartë (shih bashkëngjitur), ku me ngjyrë të gjelbër janë vendet që kanë marrëveshje për t’u përfshirë në vaksinim në fazën e parë të shpërndarjes së saj. Forumi Ekonomik Global vë në dukje se Britania e Madhe po merr dozat e saj të para, e ndjekur nga SHBA-ja. Sidoqoftë, njerëzit në vendet me të ardhura të ulëta mund të duhet të presin vite para se të vaksinohen.

Vaksinat COVID-19 do të jenë të disponueshme në Europën Perëndimore për herë të parë brenda disa ditësh. Por Forumi Global shtron çështjen se kujt duhet t’i jepet qasje e hershme. Zyrtarët e vendeve të zhvilluara po përfshihen në procesin delikat se cilët do të marrin dozat e para, të cilat janë të kufizuara.

Në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u bë vendi i parë perëndimor që dha autorizimin e përdorimit emergjent për një vaksinë COVID-19, shtëpitë e pleqve janë të parat në radhë për dozat që pritet të mbërrijnë javën e ardhshme. Gjermania gjithashtu do t’u japë përparësi të moshuarve (në varësi të dozave nëse provojnë se janë shumë të fuqishme). Japonia planifikon të lëshojë kuponë për dozat e saj të para për të moshuarit, ndërsa Indonezia planifikon t’u japë përparësi punonjësve mbi moshën 18 vjeç.

SHBA-ja do ta shpërndajë te punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe azile të të moshuarve, ku vaksina do të jetë e disponueshme që këtë muaj. Në Shqipëri, autoritetet kanë deklaruar se dozat e para do të përdoren për stafet mjekësore dhe të sëmurët kronikë, pasi Shqipëria nuk ka qendra të mëdha azilesh.

Njerëzit në vendet e varfra mund të gjenden në pjesën e pasme të linjës globale. Moderna mund të kërkojë deri në 37 dollarë për një dozë të vetme nën një program çmimi “më të lirë”, për shembull, megjithëse AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit janë zotuar të shesin doza për më pak se 2 dollarë. Ekspertët mendojnë se shumë banorë të vendeve më të varfra mund të duhet të presin deri në vitin 2024 për vaksinat.

Një nismë ndërkombëtare, Facility COVAX, synon të bashkojë burimet midis kombeve të pasura dhe të varfra për të siguruar një qasje më të barabartë të vaksinave dhe ka siguruar qindra miliona doza. Suksesi i COVAX nuk është i sigurt, megjithatë, dhe vende si SHBA dhe Rusia kanë vendosur të mos marrin pjesë (SHBA mund të jetë pjesë me administratën e re).

Forumi Ekonomik Botëror shprehet se, interesat kombëtare dhe private po shkelin parimin e drejtësisë shëndetësore. Askush nuk pret me të vërtetë që dozat të shpërndahen në mënyrë të barabartë. Sipas kësaj analize, marrëveshjet lokale të prodhimit ka të ngjarë të ndihmojnë në përcaktimin se ku shkojnë dërgesat e para, duke lënë pas dore furnizimet afatshkurtra për vendet e varfra dhe të ardhura të mesme.

Pas marrjes së dozave të para në dispozicion, shumë njerëz do të duhet ende të presin javë para se të vaksinohen në të vërtetë. Vaksina e Moderna kërkon një hendek katër javë midis dozës së parë dhe të dytë të kërkuar.

Vaksinat fillestare do të mbulojnë pjesë relativisht të vogla të popullsisë së secilit vend. Ndërsa Britania e Madhe ka urdhëruar doza për rreth një të tretën e banorëve të saj.

Një problem që mund të lindë ndërsa, dozat bëhen të disponueshme është ngurrimi për t’i marrë ato. Më pak se dy të tretat e punonjësve të kujdesit shëndetësor në SHBA, të anketuar kohët e fundit, thanë se do të merrnin një vaksinë COVID-19. /Monitor

Tags: covaxshqiperiavaksina

TË LIDHURA

Ishte e fshehur tek rrënjet e ullirit/ Shpërthen granata e dorës, lëndohet 85-vjeçari
Aktualitet

Ishte e fshehur tek rrënjet e ullirit/ Shpërthen granata e dorës, lëndohet 85-vjeçari

17:03 | 18/10/2025
SPAK çon për gjykim grupin “Çopja” për vrasje e korrupsion
Aktualitet

SPAK çon për gjykim grupin “Çopja” për vrasje e korrupsion

16:54 | 18/10/2025
BIRN: Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë për hakmarrje pas protestës
Aktualitet

BIRN: Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë për hakmarrje pas protestës

16:38 | 18/10/2025
Next Post
Rama i prerë me drejtuesit politikë në qarqe! FRESSH nis nesër formatimin, ja sa mandate synojnë

Rama nxjerr foton e rrallë: Privilegj të jem pjesë e udhëheqjes në 7 vite

Fituesi i lotarisë mashtroi me diplomën, arrestohet sa doli nga ambasada e SHBA-së

“Do ju mbështesim gjithmonë”, SHBA jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë

S’iu bind urdhrit për të ndaluar, efektivi qëllon për vdekje 25-vjeçarin

S’iu bind urdhrit për të ndaluar, efektivi qëllon për vdekje 25-vjeçarin







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Ishte e fshehur tek rrënjet e ullirit/ Shpërthen granata e dorës, lëndohet 85-vjeçari
Aktualitet

Ishte e fshehur tek rrënjet e ullirit/ Shpërthen granata e dorës, lëndohet 85-vjeçari

by mirseda
17:03 | 18/10/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Livadhë të Himarës. Një 85-vjeçar duke punuar në tokën e...

Kosova më pranë BE-së/ Pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Kosova më pranë BE-së/ Pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

16:59 | 18/10/2025
Nxehet situata në Karaibe, Trump dhe Maduro mobilizojnë ushtritë

Nxehet situata në Karaibe, Trump dhe Maduro mobilizojnë ushtritë

16:56 | 18/10/2025
SPAK çon për gjykim grupin “Çopja” për vrasje e korrupsion

SPAK çon për gjykim grupin “Çopja” për vrasje e korrupsion

16:54 | 18/10/2025
BIRN: Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë për hakmarrje pas protestës

BIRN: Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë për hakmarrje pas protestës

16:38 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com