Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Marrëveshja u arrit, por jo stabiliteti, pritet një opozitë e ashpër

9 vjet ago
in Të Gjitha
Seancat në Kuvendin e Kosovës dhe lojërat e partive politike

Marrëveshja e re politike për formimin e institucioneve, e nënshkruar nga krerët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe Aleancës Kosova e Re, nga analistët politikë po shihet me skepticizëm. Sidomos, vihet në dyshim nëse ky grupim i partive politike, do të mund të prodhojë një Qeveri të qëndrueshme.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, nuk do ta ketë aspak të lehtë që të krijojë Qeveri të qëndrueshme dhe ta menaxhojë lehtë atë.

Mushkolaj: Është një koalicion vështirë i menaxhueshëm nga kryeministri, nëse do të zgjidhet Haradinaj, për shkak se përveç sfidave të cilat e presin, është jashtëzakonisht e vështirë që të akomodohen interesat e të gjitha partive politike në këtë koalicion. Unë besoj se do të jetë e vështirë për të menaxhuar.

Sipas Mushkolajt, një koalicion i tillë nuk do ta ketë lehtë as kalimin e disa ligjeve dhe shtyrjen përpara të çështjeve të rëndësishme. Në Kuvend, nënvizon ai, do të ketë edhe një opozitë të fuqishme.

Mushkolaj: Kemi të bëjmë me një opozitë jashtëzakonisht të fortë të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Besoj se do të shkaktohen probleme shtesë. Pra, unë konsideroj se Haradinaj si kryeministër apo koalicioni PAN, me nënshkrimin e marrëveshje kanë arritur një fitore të Pirros, por kjo nuk do të jetë një fitore e cila do të determinojë edhe sukses.

Edhe Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se Qeveria e ardhshme e Kosovës nuk mund të pritet se do të jetë stabile, marrë parasysh numrin e madh të partive politike që janë pjesë e koalicionit qeverisës.

Krasniqi: Kemi të bëjmë me një koalicion prej rreth 20 subjekteve politike, që e bënë një Qeveri shumë të fragmentuar, ku secila prej tyre do të ketë kërkesa të cila duhet të akomodohen prej partnerëve më të mëdhenj të koalicionit. Kjo e bënë një koalicion mjaft të brishtë dhe me një opozitë që është më e fortë edhe numerikisht, por edhe për kah kualiteti.

Liderët e koalicionit PAN, koalicion ky i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, një ditë me herët nënshkruan me liderin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, marrëveshjen për krijimin e institucioneve të reja. Kurse, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, ka thënë se marrëveshja i mundëson Kosovës nisjen e nevojshme, për përballje me sfidat që e presin, shkruan rel.

Krasniqi thekson se pavarësisht koalicioneve partiake dhe interesave të partive politike, në Kuvendin e Kosovës nuk duhet të vonohen dhe procedohen çështjet e rëndësishme.

Krasniqi: Nëse mbizotërojnë ato politikat e inateve dhe çështjet e rëndësishme të cilat do të ishin të pranishme për shumicën e qytetarëve mund të bllokohen, marrë parasysh rolin dhe inatet që kanë qenë në skenën politike.

Kjo javë është paralajmëruar sërish se do të jetë vendimtare për të mbyllë seancën konstituive, e cila ka nisur më 3 gusht, por edhe pas gjashtë vazhdimeve nuk u përmbyll me zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni për shkak të mungesës së votave nga koalicioni PAN.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, ky koalicion e ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendi.

Pritet që pas lidhjes së koalicionit me AKR-në, koalicioni PAN tani të fillojë më në fund procedurën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe më pas edhe atë te zgjedhjes së Qeverisë së re të Kosovës.

Tags: arrihetformimMarrëveshjaopozitaqeveri

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
DOKUMENTI/ LSI: Zhdukja e Akademisë së Shkencave ishte planifikuar përpara zgjedhjeve

DOKUMENTI/ LSI: Zhdukja e Akademisë së Shkencave ishte planifikuar përpara zgjedhjeve

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, partitë politike kanë gati kandidaturat

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, partitë politike kanë gati kandidaturat

Helmohet Eros Grezda, Panuçi vihet në vështirësi

Helmohet Eros Grezda, Panuçi vihet në vështirësi







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com