Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka publikuar një dokument, sipas të cilit, mësohet se qeveria ka parashikuar që para zgjedhjeve të 25 qershorit “zhdukjen” e Akademisë së Shkencave.
Lidhur me debatin e ngritur gjatë këtyre ditëve,ai shprehet se qeveria e “Rama 2”, përkundër deklaratave të këtij të fundit se s’do t’i jepte asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit në rast se ky institucion nuk i nënshtrohet një reformimi të thellë, ka pasur një plan konkret për ta zhdukur Akademinë e Shkencave.
Sipas statutit, Akademia e Shkencave si institucion buxhetor, të ardhurat i siguron nga buxheti i shtetit, pjesëmarrja në projekte, gjithashtu të ardhura subvencionet dhe sponsorizimet. Por me kalimin e viteve, të ardhurat për Akademinë kanë ndryshuar.
STATUSI I PLOTE
“Farsa e Akademisë” qenka farsë e qeverisë!
Në dokumentin e mëposhtë,
projekt i Qeverisë së Tepsisë, është parashikuar përpara zgjedhjeve të 25 qershorit zhdukja e Akademisë së Shkencave!