E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

“Marrëveshja Kosovë-Serbi do të përfshijë njohjen reciproke”, flet profesori amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Mark Baskin, profesor amerikan që ligjëron Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Politikat Publike në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), beson se Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje finale në një të ardhme jo të largët, e cila do të përfshijë njohjen reciproke.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, profesori Baskin thotë se pavarësisht kush fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, nuk do të ketë ndryshim në parimet e përgjithshme të përkrahjes për Kosovën, por dallimin, sipas tij, kandidatët mund ta kenë vetëm në qasje.

Ai thotë se Kosova duhet të marrë shembull Kroacinë për unitetin e domosdoshëm politik në politikën e jashtme.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Baskin, fillimisht, si e vlerësoni situatën politike në Kosovë?

Mark Baskin: Është vlerësim i përgjithshëm se qeveria aktuale nuk ka shumicë të fuqishme parlamentare dhe partitë tjera po mundohen që të përfitojnë nga kjo situatë. Ajo çka po shohim realisht nga pjesa tjetër e opozitës është pritja e tyre që kjo qeveri të bie, gjë që është normale.

Radio Evropa e Lirë: Para disa ditësh, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Uashington marrëveshjeqë u konsiderua si historike, por kryeministri Hoti u akuzua ashpër në Kuvend për këtë marrëveshje, e po ashtu edhe për procesin e dialogut në Bruksel. Cili është vlerësimi i juaj për marrëveshjen e Uashingtonit, a mendoni se ishte marrëveshje e drejt për Kosovën?

Mark Baskin: Mendoj se Kosova fitoi nga kjo marrëveshje njohjen nga Izraeli që është një e arritur shumë e madhe. Kjo pikë, tregon qartë perspektivën për të ardhmen në tërë këtë proces, pasi demonstroi që Uashingtoni ishte në anën e Kosovës në këtë proces. Dhe prandaj, edhe ofruan këtë marrëveshje. Në këtë kuptim mendoj që ishte një fitore e madhe. Në anën tjetër, si në Uashington, Bruksel apo Berlin e kanë të gjithë të qartë se çdo marrëveshje e Uashingtonit kërkon edhe mbështetjen e BE-së dhe mendoj se ky ishte një hap i mirë përpara.

Radio Evropa e Lirë: Partitë opozitare po e kritikojnë kryeministrin se po hapë çështje që janë cilësuar të mbyllura. Si e vlerësoni ju një gjë të tillë?

Mark Baskin: Mendoj që në thelb e tëra kjo është një lloj gare politike e cila është edhe normale, dhe nuk është rast vetëm në Kosovë por edhe në shumë vende të tjera. Duhet ta kemi parasysh se marrëveshja e Uashingtonit është më shumë një set parimesh e nënshkruar ndërmjet kryeministrit Hoti dhe presidentit Trump, dhe presidentit Vuçiq e presidentit Trump në anën tjetër.

Nuk ishte marrëveshje tipike si p.sh le të themi ajo e Dejtonit e vitit 1995 ku të gjitha palët u pajtuan për të bërë gjëra të caktuara. Unë e kuptoj opozitën në Kosovë pse po e bën këtë, është thjesht gare politike dhe pjesë e lojës.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se dialogu megjithatë do të rikthehet në Uashington kur të vijë koha e nënshkrimit të një marrëveshjeje finale, gjë të cilën po e kërkon presidenti Thaçi në mënyrë të vazhdueshme?

Mark Baskin: Nuk jam shumë i sigurt, por për një gjë jam i sigurt: çfarëdo marrëveshje duhet ta ketë bekimin e Uashingtonit dhe Brukselit. Në këtë rast Kosova ka synim integrimet euroatlantike duke përfshirë anëtarësimin në BE, e këtu ka nevojë për njohjen nga pesë vendet që nuk e kanë njohur e në anën tjetër Kosova ka pasur përvojë të jashtëzakonshme me SHBA-në, pasi që kjo e fundit e ka mbështetur atë që nga vitet e ’80, që nga administrata e Bushit. Kjo nënkupton që SHBA-ja kanë treguar simpati dhe kanë ofruar mbështetje për të drejtat e njeriut në Kosovë.

Prandaj mendoj se nuk mund ta evitoni mbështetjen e njërës apo palës tjetër, prandaj kudo që ndodh nënshkrimi i kësaj marrëveshje, qoftë në Uashington apo Bruskel, vendi është i parëndësishëm në krahasim me nevojën që të dyja këto qendra të vendosjes, të jenë në koordinim me njëra-tjetrën. E dimë që ka qenë kërkesë e Presidentit Thaçi, i cili mbështet angazhimin e SHBA-së, por kjo ka të bëjë ndoshta më shumë me përvojën historike në të kaluarën me të cilën është përballur Kosova.

Radio Evropa e Lirë: Kosova aktualisht është e angazhuar në dialogun e Brukselit. A besoni se do të mund të arrihet marrëveshje e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë këtu njohjen reciproke?

Mark Baskin: Qëndrimet e kundërta rreth zgjidhjes finale janë tipike në negociata, ku asnjëra palë nuk dëshiron që të dorëzohet deri në fund. Prandaj e kuptoj edhe pozicionin serb, por edhe atë të Kosovës. Por ajo çka është e rëndësishme është që të dyja palët po takohen në mënyrë të vazhdueshme në Bruksel me ndërmjetësimin e Mirosllav Lajçakut dhe Borellit dhe mendoj se në fund do të arrijnë diçka.

Nuk jam i sigurt nëse kjo do të ndodhë sivjet, por e shoh këtë të ndodhë në një të ardhme jo shumë të largët, sërish edhe me mbështetjen e SHBA-së. Kjo do të ndodhte kur të dyja palëve t’u jepnin garanci se SHBA-ja është në këtë proces dhe se e shohin këtë si mundësi të mirë për të ecur përpara.

Radio Evropa e Lirë: Kur thoni se prisni marrëveshje, a mendoni se do të ndodhë njohje reciproke, apo thjeshtë normalizim i raporteve, term ky që përdoret në procesin e dialogut nga BE-ja?

Mark Baskin: Nuk e kam shkopin magjik, por e di qëndrimin zyrtar. Mendoj se në fund të fundit do të pajtohen për njohje reciproke, por mënyra se si do të arrihet kjo, për mua ende nuk është shumë e qartë, por do të përfundojë në mënyrë pozitive dhe kam shumë shpresë që një gjë e tillë do të ndodhë, pasi që ka edhe shenja se do të ndodhë. Besoj se Uashingtoni dhe Brukseli janë të njëjtën linjë dhe do të japin garanci se të dyja palët do të respektohen dhe për këtë do të ketë dokumente me klauzola që garantojnë zbatimin e saj. Nuk është thjeshtë marrëveshje, por në të vërtetë është një proces, i cili sigurt që do t’i ketë klauzolat për zbatim.

Radio Evropa e Lirë: A është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe çelësi për këtë marrëveshje?

Mark Baskin: Për këtë marrëveshje janë pajtuar dy herë deri më tani më 2013 dhe 2015. Prandaj mendoj se të dyja palët duhet te pajtohen për mënyrën se si kjo do të realizohet.

Radio Evropa e Lirë: Keni qenë në Kosovë qe një kohë shumë të gjatë dhe keni parë në praktikë shumë legjislacione dhe Qeveri, kjo e fundit ka një shumicë minimale në Kuvend. A e shihni këtë si problem për të vazhduar procesin e dialogut dhe për të zbatuar marrëveshjen eventuale?

Mark Baskin: Mendoj se kjo duhet të shihet nga dy aspekte: E vërteta është që kjo qeveri ka një shumicë shumë të vogël, që në njëfarë forme edhe e bën mjaftë të dobët, po realisht kjo është lloji i demokracisë të cilin Kosova e ka, për shkak të sistemit të saj shumëpartiak. Në anën tjetër, mendoj se do të ishte gjë e shkëlqyeshme sikur të gjitha partitë politike në Kosovë të adaptonin disa parime të përgjithshme me të cilat do të mund të pajtoheshin.

Si shembull mund të merret Kroacia, ku pavarësisht a ke qenë HDZ (Bashkimi Demokratik Kroat) apo SDP (Partia Socialdemokrate), pavarësisht dallimeve të mëdha në shumë çështje, kanë pasur orientim të përbashkët të politikës së jashtme.

Ata të gjithë u pajtuan së bashku se duhet të ecin në luftën për pavarësi, me synimin e qartë që t’i bashkohen NATO-s dhe BE-së. Pra, nuk kanë pasur dallime në atë se në cilën parti politike kanë qenë, por kanë adaptuar një set të parimeve. Është gjë e mirë për Kosovën që partitë politike pavarësisht se kush është në pushtet të kuptojnë dhe të pajtohen se rruga përpara kërkon unitet.

Radio Evropa e Lirë: Këtë vit në SHBA është vit presidencial, a mund të pritet ndryshim qasjeje varësisht se kush i fiton zgjedhjet?

Mark Baskin: Mendoj se SHBA-ja ka ndjekur politikë konsistente në këtë rajon në 40 vitet e fundit dhe gjithmonë. Dallime ka, por janë të vogla dhe josubstanciale. P.sh, e kemi senatorin Bob Dole një republikan dhe ish presidentin Bill Clinton demokrat që ishin kundërkandidatë në zgjedhje, por që të dy kanë ndarë perspektivë të njëjtë pikëpamjesh për situatën këtu.

Prandaj mendoj se nën një administratë eventuale të Bidenit, do të mund të gjeni një qasje tjetër, por kjo do të jetë vetëm qasje, dhe jo parime themelore. Prandaj, mendoj se pavarësisht se kush është në krye te Shtëpisë së Bardhë, do të jenë mbështetës të fortë për procesin, kjo është bindja ime./REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...