Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Marrëdhënia ime me Berishën”, Bamir Topi flet për ‘sekretet’ e pathëna

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Marrëdhënia ime me Berishën”, Bamir Topi flet për ‘sekretet’ e pathëna

I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, ish-presidenti Bamir Topi ka folur mbi librin e ri të tij “Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, të publikuar pak kohë më parë.

Ai është shprehur se lidhur me librin nuk ka asnjë peng dhe se nuk është penduar për çfarë ka shkruar:

“Jo absolutisht nuk kam asnjë peng nga libri im sepse ja kam bërë këtë pyetje disa herë vetes. Në kafet tona thuhet shumë më tepër. Megjithëse unë kam qenë shumë i kufizuar në çfarë kam thënë. Unë jam rritur në një klimë të mirë, i rrethuar me institucione kulture, komshinj shumë të mirë dhe edukatë familjare. Në këtë marrëdhënie me Berishën unë gjithmonë kam ndjerë një lloj kompleksiviteti dhe inferioriteti kundrejt të tjerëve dhe për këtë gjë nuk është faji jonë. Unë e kam besuar Sali Berishën në momentin e fundit të zgjedhjes së kryeministrit, sepse rikthehej qeveria. Njohja me Berishën nuk ka qenë moment i cili më futi në politikë. Unë shkova se kam dashur këtë gjë jo se më ka dërguar njeri me zor. Unë kam shkuar duke vlerësuar fatin e ish-kryeministrit. Në marrëdhëniet tona kishte shumë kujdes”.

Në librin e tij, Bamir Topi rrëfen ngjarje politike dhe situata të padëgjuara më parë. Ndër të tjera, Topi ka treguar edhe gjendjen në të cilën e gjeti Sali Berishën, pasi ishte rrëzuar si President dhe bisedën që zhvilloi në korrik të 1997-ës:

“Në këto zgjedhje korri një tore të thellë koalicioni i majtë, duke marrë drejtimin si kryeministër Fatos Nano pas daljes nga burgu, duke propozuar qysh në krye të herë z. Rexhep Mejdani për President të Shqipërisë. Zgjedhja e tij u shoqërua me shkrepje në masë të armëve, që sillnin jehonën e gëzimit të largimit të Sali Berishës nga Presidenca.

Berisha erdhi menjëherë të nesërmen drejt selisë së PD-së, pas deklarimit të dorëheqjes së Tritan Shehut. Në mbrëmjen e 24 korrikut 1997, rreth orës 22:22 po kthehesha me familjen në shtëpi dhe po përshkoja rrugën ‘Toptani’ pranë selisë së PD. Në një çast u them që po futem të takoj Berishën, ndërkohë që ai vazhdonte të qëndronte në zyrë. Nga dera e jashtme e ndërtesës, gjatë shkallëve dhe korridorit që të çonte në zyrën e vjetër të kryetarit të PD-së nuk ndesha këmbë njeriu.

Gjithçka bosh aq sa mendova se kurrkush nuk ishte brenda. Duke iu afruar derës së sekretares, del dikush dhe pasi më pa më përshëndeti dhe më bëri shenjë që Berisha ishte aty. Hapa derën dhe pash një njeri tjetër nga ç’isha mësuar të njihja. I strukur në kolltuk, i demoralizuar dhe ndoshta i hutuar për sa kish ndodhur atë ditë.

Paradite ai ishte larguar nga Presidenca dhe pas dorëheqjes së ‘vullnetshme’ të Tritanit, Berisha ishte kthyer kryetar i PD. U përshëndetëm dhe pasi më ftoi të ulesha i thashë se do të rrija vetëm pak minuta pasi kisha familjen në makinë. Prita që ta filloja unë bisedën i pari dhe kështu ndodhi. –Doktor- i thash, – e di që kjo është tepër e vështirë, por gjithçka do të jetë ndryshe duke filluar qysh nesër. Kjo që ka ndodhur nuk ka të bëjë vetëm me ju! Unë di t’ju them që tek unë llogarit një mik, – dhe për t’i treguar gatishmërinë time vazhdova: Telefoni im është i hapur 24 orë, fatmirësisht shtëpia im nuk është më larg se 300 m nga selia.

Në çdo situatë unë do të jem këtu. Pas këtyre fjalëve i thashë që po largohesha dhe se do të shiheshim. U përshëndet gati i përlotur. Ishte në një gjendje morale të rënduar”.

Tags: Bamir TopiBerishamarredheniesekretet

TË LIDHURA

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim
Aktualitet

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Next Post
Ukrainë, sot do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Ukrainë, sot do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

2 akset e miratuara/ Paralajmëron Danaj: Kostoja do të shkojë në kurriz të qytetarëve

2 akset e miratuara/ Paralajmëron Danaj: Kostoja do të shkojë në kurriz të qytetarëve

Ministrja e Financave thirrje bizneseve: Respektoni ligjet përndryshe…

Ministrja e Financave thirrje bizneseve: Respektoni ligjet përndryshe...







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com