Kryeprokurorja Arta Marku ka paralajmëruar krijimin e njësive të përbashkëta investigative me shtetin gjerman.
Marku priti sot në një takim zv.presidentin e Zyrës Federale Kriminale Gjermane, Peter Henzler.
Zyrtarët gjermanë u angazhuan për bashkëpunim në të gjitha rastet konkrete të ndodhura në Gjermani. Nga ana tjetër, Prokuroria u angazhua që të plotësohet dokumentacioni dhe kërkesat e duhura ligjore.
Në fokus të takimit ishte krijimi i Njësive të Përbashkëta Investigative me shtetin gjerman dhe forcimi i luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Projekti ORKA i policisë gjermane do të ketë orientim kombëtar dhe ndërkombëtar për luftën kundër krimit të organizuar shqiptar, me fokus narkotikët dhe hetimet pasurore/konfiskimin e aseteve kriminale.
Grupet kriminale shqiptare janë të konsoliduara mirë në Gjermani. Krahas trafikimit të kanabisit, ato po luajnë një rol dominues edhe në trafikun e heroinës dhe kokainës.