Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Marku, mesazh të fortë nga Vlora: Mos u ngutni të kapni korrierët e drogës, por…

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Marku, mesazh të fortë nga Vlora: Mos u ngutni të kapni korrierët e drogës, por…

Pas Fierit, kryeprokurorja Arta Marku ndaloi në Vlorë, ku ka bërë analizën e Prokurorisë, përfshi Gjykatën e Apelit.

Marku dha një udhëzim mjaft të rëndësishëm në takimin me prokurorët e Vlorës, të cilëve u kërkoi që të mos nguteshin në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por të shfrytëzohej çdo metodë e mundshme ligjore hetimi me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale”.

Marku nënvizoi se Vlora njihet si një vend prodhues i kanabisit, jo aq i drogave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm tranziti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja e gjatë bregdetare.

Edhe në takimin në Vlorë, Marku përsëriti mesazhin se duhej një forcim i  bashkëpunimit mes policisë, autoriteteve policore kufitare dhe autoriteteve doganore, me qëllim frenimin e trafikimit, identifikimin, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit.

FJALA E MARKUT:

Duhet koordinim i  veprimeve mes të gjithë aktorëve në luftën kundër narkotikëve dhe shkëmbim i informacionit në kohën e duhur, me shpejtësinë dhe cilësinë e duhur mes tyre.

Duhet mosngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale.

Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit. Kjo, duke nisur që nga përfaqësuesit e pushtetit vendor që ometojnë të sinjalizojnë kur konstatojnë mbjelljen e  bimëve narkotike në territorin e njësisë administrative ashtu edhe të funksionarëve të tjerë, që mund të ofrojnë kundrejt korrupsionit, ndihmën e tyre në hallkat që përbëjnë zinxhirin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Zhvillim të hetimit duke nisur nga identifikimi i pasurisë në drejtim të gjetjes së burimit, veprimtarisë kriminale.

Sekuestrim dhe konfiskim i të mirave të personave të përfshirë në aktivitete kriminale që kanë të bëjnë me prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Përqendrim i burimeve njerëzore dhe teknike, specializim i tyre, përkushtim në kryerjen e detyrës, në luftë kundër narkotikëve, specifikisht në vende kufitare siç është Vlora.

Vlora karakterizohet nga falsifikimi masiv i dokumenteve, për vetë pozicionin gjeografik dhe interesin e madh të tokave me destinacion turistik, me qëllim shtënien në dorë të pasurive që i përkisnin shtetit apo të tretëve.

Kjo bëhet evidente edhe në sekuestrimet e vendosura mbi pasuri të ndryshme të paluajtshme dhe të luajtshme.

Të verifikohen dhe hetohen deri në origjinë, transaksionet e kryera mbi pronat.

Të zbatohen edhe në këtë drejtim sekuestrimet dhe konfiskimet përkatëse, me qëllim parandalimin e transferimit të pronave apo të të mirave të tjera të përftuara.

Me ndryshimet e reja, në rastet e pafajësisë, Gjykata e Apelit nuk mund të deklarojë fajtor një person kur Shkalla e Parë e ka deklaruar të pafajshëm vetëm mbi bazën e vlerësimit të ndryshëm të provave të marra në gjykimin në Shkallën e Parë.

Tags: e drogëskorrierëtmarkumesazhMos u ngutninga Vloraportë fortëtë kapni

TË LIDHURA

LAJM I FUNDIT/ E pezulluar nga detyra dhe me pasaportë të bllokuar, Belinda Balluku shkon në GJKKO
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ E pezulluar nga detyra dhe me pasaportë të bllokuar, Belinda Balluku shkon në GJKKO

08:57 | 22/11/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, makina del nga rruga e rrokulliset; shoferi shpëton mrekullisht

22:36 | 21/11/2025
Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje
Aktualitet

Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

22:33 | 21/11/2025
Next Post
Deputeti kosovar e merr të bijën në parlament

Deputeti kosovar e merr të bijën në parlament

Sejko i shpall “luftë” Euros, rënie drastike në tregun valutor

Sejko i shpall “luftë” Euros, rënie drastike në tregun valutor

FOTO/Kabllot e tensionit në mëshirë të fatit, rrezikojnë këmbësorët

FOTO/Kabllot e tensionit në mëshirë të fatit, rrezikojnë këmbësorët







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ E pezulluar nga detyra dhe me pasaportë të bllokuar, Belinda Balluku shkon në GJKKO
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ E pezulluar nga detyra dhe me pasaportë të bllokuar, Belinda Balluku shkon në GJKKO

by mirseda
08:57 | 22/11/2025
0

Belinda Balluku shkon në GJKKO. Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore...

Stuhia po afron! Çfarë do të thotë për Evropën zbatimi i planit Trump në Ukrainë.

Stuhia po afron! Çfarë do të thotë për Evropën zbatimi i planit Trump në Ukrainë.

08:30 | 22/11/2025
Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën

Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën

23:03 | 21/11/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, makina del nga rruga e rrokulliset; shoferi shpëton mrekullisht

22:36 | 21/11/2025
Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

22:33 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com