Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Maria Kalas dhe Aristotel Onazis, historia e një dashurie tragjike

5 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Maria Kalas dhe Aristotel Onazis, historia e një dashurie tragjike

Është një nga historitë më të famshme, dhe në të njëjtën kohë më tragjike të dashurisë. Po flasim për atë midis sopranos së famshme Maria Kalas dhe miliarderit Aristotel Onazis. Një histori dashurie e krahasueshme me një tragjedi greke, ashtu si origjina helene e të dyve, dhe e cila preku fundin kur Onazis u martua me Zhaklin Kenedin, gjë që e zhyti në depresion artisten më famë botërore.

Maria Kalas, një artiste e jashtëzakonshme

E pajisur me një zë të veçantë, që ndërthurte timbrin unik me volumin e jashtëzakonshëm, dhe me një shtrirje dhe shkathtësi të pashoqe, Maria Kalas njihet ende sot si sopranoja më e famshme në botë e të gjitha kohërave. Pas suksesit të tij si artiste qëndron një jetë intensive, por e trazuar, që në moshë të vogël.

Ndarja e prindërve të saj, dhe largimi nga babai me të cilin ishte shumë e lidhur, konfliktet me nënën e saj. Por mbi të gjitha dashuria e pamundur me Onazis, që la tek ajo gjurmë të thella. Aristoteli ishte një pronar anijesh shumë i pasur, një dashnor i jetës së mirë dhe i grave të bukura.

Në vitin 1945 ai u martua me Athina Livanos, vajzën e pronarit të anijeve, Stavros Livanos, me të cilën pati 2 fëmijë. Në vitin 1957 ai u divorcua nga Athina, por vazhdoi të frekuentonte ambientet mondane të kohës.

Takimi i parë

Takimi i parë midis Kalas dhe Onazis ndodhi në vitin 1957 gjatë një pritje në Venecia në hotelin Danieli, të organizuar për nder të saj nga Elsa Makseull. Të dy u takuan sërish në dhjetor 1958. Onazis shkoi të vlerësonte personalisht bashkatdhetaren e tij në dhomën e saj të zhveshjes pas debutimit triumfues të Kalas në koncertin “La Grande Notte dell’Opera” në Paris.

Vitin që pasoi Onazis organizoi një darkë për nder të saj në “Hotel Dorchester” në Londër, me rastin e premierës së operës “Medea” në “Covent Garden”. Një muaj më vonë të dy i kaluan pushimet verore në jahtin “Christina” për një udhëtim së bashku me ish-kryeministrin britanik Uinston Çërçill, gruan e tij, dhe personalitete të tjera ndërkombëtare. Pas dy javësh, kur jahti u kthye në Montekarlo, Maria Kalas ishte dashuruar marrëzisht me Onazis. Ajo e la burrin e saj, italianin Batista Menegini.

Një histori dashurie e trazuar

Por marrëdhënia midis Kalas dhe Onazis u shoqërua që në fillim me debate, si për statusin e tyre (të dy të martuar), ashtu edhe për diferencën në moshë (ajo ishte 36 vjeçe, ai 53). Historia e tyre, që zgjati 10 vjet, ishte intensive, por shumë e trazuar, plot me xhelozi, grindje dhe tradhti.

Manjati grek e mbajti Kalas jashtë vëmendjes së medias, teksa i premtoi asaj një martesë që nuk ndodhi kurrë. Nga historia e tyre e dashurisë lindi një fëmijë, Homeri, që fatkeqësisht vdiq disa orë pas lindjes për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Në vitin 1966 Maria Kalas hoqi dorë nga shtetësia e saj amerikane dhe ajo italiane, për të rimarrë atë greke. Ajo e bëri këtë me shpresën se do t’i jepte fund karrierës me një martesë të re. Por Aristotel Onazis jo vetëm që e refuzoi martesën me të, por në vitin 1968, pas mosmarrëveshjeve të ashpra me partneren e tij, vendosi të martohej me Zhaklin Kenedi, vejushën e ish-presidentit amerikan Xhon Kenedi.

Rënia e sopranos

Nga ai moment filloi rënia e ngadaltë e Marias së ngratë. Sopranoja u izolua në apartamentin e saj në Paris, dhe shmangu kontaktet me të njohurit dhe miqtë. Në nëntorin e vitit 1974, ajo vendosi të tërhiqej nga skena pas turneut në Saporo të Japonisë, bashkë me tenorin italian Xhuzepe Di Stefano.

Goditjen fatale e mori në marsin e vitit 1975, kur mësoi lajmin e vdekjes së Onazisit të saj. Dy vjet më vonë, vdiq edhe vetë Maria Kalas. Shëndeti i saj ishte rënduar prej kohësh. Raporti mjekësor tha se shkak i vdekjes ishte arresti kardiak, duke mohuar kësisoj zërat për një vetëvrasje.

Burimi i lajmit: https://libreriamo.it/storie/storie-damore/maria-callas-e-aristotele-onassis-storia-di-un-amore-travolgente-e-doloroso/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Aristotel OnazishistoriMaria Kalastragjike

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post

“Topi i Artë”/ Ja favoriti për ta fituar, Ronaldo dhe Mesi shumë larg

Rasti i ‘George Foyd’ përsëritet në Çeki, polici i vë këmbën në fyt 46-vjeçarit

Rasti i ‘George Foyd’ përsëritet në Çeki, polici i vë këmbën në fyt 46-vjeçarit

“Pandemia në Shqipëri po shkon drejt fundit”/ Ja çfarë paralajmëron Ngjela

Pas 100 vjetësh, kemi një shqiptar trim në parlamentin e Serbisë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Reshje të mëdha bore në Zvicër, shpallet alarmi i nivelit 4 në Ticino
Bota

Reshje të mëdha bore në Zvicër, shpallet alarmi i nivelit 4 në Ticino

by mirseda
21:52 | 14/03/2026
0

Autoritetet meteorologjike në Zvicër kanë paralajmëruar për reshje intensive bore gjatë fundjavës, duke shpallur nivelin e rrezikut...

Izraeli planifikon pushtim tokësor në Liban për të larguar Hezbollahun

Izraeli planifikon pushtim tokësor në Liban për të larguar Hezbollahun

21:48 | 14/03/2026
Shpërthim në rafineri nafte në Erbil, Hamasi thirrje Iranit të ndalojë sulmet

Shpërthim në rafineri nafte në Erbil, Hamasi thirrje Iranit të ndalojë sulmet

21:00 | 14/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin

Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin

20:56 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA në Bagdad u kërkon amerikanëve të largohen nga Iraku pas sulmit me raketë.

Ambasada e SHBA në Bagdad u kërkon amerikanëve të largohen nga Iraku pas sulmit me raketë.

20:23 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com